Original

Gjithë filmat që i dashuri ju ka detyruar të shihni

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2019

Gjithë filmat që i dashuri ju ka detyruar të shihni

Ngado qoftë i dashuri juaj, nga veriu, jugu, Shqipëria e mesme apo nga kudo në botë, jemi të bindur se një ditë ju ka pyetur në e keni parë filan film dhe ka mbetur pa frymë kur i keni thënë jo. Si ka mundësi që ti, një vajzë e kulturuar me gjithë të mirat, s’ke parë një film mediokër për një temë që është eksploruar përafërsisht 30 mijë herë??? Prandaj ai e merr vetë në dorë edukimin tënd dhe të bën kërkon të shikosh të paktën nga një film për kategoritë e mëposhtme.

1. Një gjë me makina ose robotë. Ose me makina robotë

Gjithë filmat që i dashuri ju ka detyruar të shihni

Vlen të përmenden: The Fast and the Furious, The Italian Job, The Terminator, Gone in 60 Seconds, Transformers, Need for Speed, RoboCop, The Transporter

Kë të shihni: The Italian Job

2. Një film që një në dy skena e ka të dhunshme. Me shumë mundësi është nga Tarantino

Gjithë filmat që i dashuri ju ka detyruar të shihni

Vlen të përmenden: Inglourious Basterds, The Godfather, Seven, Scarface, No Country for Old Men, Rambo, Fight Club, A Clockwork Orange

Kë të shihni: Kë të doni. Janë filma të mirë.

3. Një hero shpëton presidentin

Gjithë filmat që i dashuri ju ka detyruar të shihni

Vlen të përmenden: White House Down,  Independence Day, Olympus Has Fallen, Air Force One

Kë të shihni: Asnjërin

4. Jo një hero, por disa, shpëtojnë botën nga [shto një armik këtu]. Kjo kategori njihet edhe si “Apokalipsi”

Gjithë filmat që i dashuri ju ka detyruar të shihni

Vlen të përmenden: Avengers dhe shokët e tyre, World War Z, Armageddon,  Pacific Rim,  2012, I Am Legend

Kë të shihni: Arrival. Ai s’e njeh, por mund t’ia prezantoni si një film me alienë, sepse i tillë është.

5. Një film që i bën sportet të duken më interesante nga ç’janë

Gjithë filmat që i dashuri ju ka detyruar të shihni

Vlen të përmenden: Moneyball, Rocky, The Longest Mile, The Karate Kid, Million Dollar Baby

Kë të shihni: Moneyball është me Brad Pitt, kështu  që atë.

6. Një film nga regjisori i tij i preferuar që me shumë mundësi është një nga këta: Martin Scorcese, Quentin Tarantino, Christopher Nolan, David Lynch, David Fincher, Ridley Scott.

Gjithë filmat që i dashuri ju ka detyruar të shihni

Vlen të përmenden: The Departed, Django Unchained, Inception, The Elephant Man, Gone Girl, The Martian

Kë të shihni: Janë të gjithë regjisorë dhe filma shumë të mirë. Zijini besë këtu dhe shihni ç’ju rekomandon.