Gaz Pajës i shpëtoi padashje një detaj, që ndoshta s'e kishte kohën për t'u zbuluar tani. Gjinia e bebushit që pritet të vijë në jetë!
I ftuar tek "Soiree", aktori i humorit po tregonte për marrëdhënien e tij me Erjon Veliajn, kur zbuloi se do të bëhet baba i një djali.
"Erion Veliaj përpiqet të më tregojë se si është jeta kur të vijë djali..."- u shpreh Paja dhe moderatorja Jonida Shehu e ndërpreu për ta pyetur edhe njëherë.
"Domethënë ju prisni një djalë?"- dhe të paktën nga mimika e aktorit duket sikur i shpëtoi padashje ky infromacion jo dhe aq i vogël.
Lajmi për shtatzëninë e bashkëshortes së tij, Irës u bë publik në gusht ndonëse dyshja është përpjekur të jetë e rezervuar gjatë gjithë kohës.
Çifti u martuan më 1 qershor përmes një dasme VIP me 300 të ftuar.