Relationships

Dilema ime

Letra 1
Pershendetje anabel ..  Kjo teme eshte shum e goditur si teme sepse kam kohe qe e pres si teme : Jam 23 vjece dhe kam 3 vjet me nje lidhje shkojm shum mire me njeri tjetrin por problemi qendron ke nena e tij , ajo eshte njeri me 2 ftyra kur nuk esht ai flet ndryshe shfaq hapur qe do vetem gjera materiale kur eshte ai nuk flet fare .. Cdo gje e lidh vetem me leket pasi un jam me mir nga gjendja ekonomike dhe ajo do te perfitoj sa me shume nga une por kam filluar jam largu shum nga ajo sepse i urrej njerzit materialist . Prinderit e mi nuk kan qene kurre dakort per kte lidhje sepse jemi shum ndryshe me njeri tjetrin por nuk ka remdesi kjo per mua por vetem nena e atij se cdo dite e shfaq interesin hapur . Kam filluar jam ftof dhe me te dashurin sepse jam shum ne dilem ta vazhdoj kto lidhje apo ta nderpres ??? anonim te lutem kalofshi mire

Letra 2
Prsh anabel.Dilema ime: Nuk e di ku po mar guximin dhe po ju shkruaj.Ndoshta sepse kam shume nevoje per ndihmen tuaj sadopak.Jam 30 vjece e martuar me dy femije.Kam nje burre te mrekullueshem por fatkeqsisht po rrit femijen e dikujt tjeter.Kam gabuar rend kisha pak kohe qe isha martuar dhe bashkshorti iku per gati nje muaj jashte vendit.Takohem rastesisht me ish te dashurin dhe ngelem shtatzan.Nuk e di ku e gjej guximin dhe mbaj femijen.Mbasi erdhi burri kaloi dhe nje muaj dhe I thashe lajmin e mrekullueshem qe jam shtatzan.Linda djale gjasme bera lindje te parakohshme.Kam dy djem dhe sa keq me vjen se im shoq sikur shfaq me teper dashuri per djalin e pare dmth per djalin tim.Ndihem ne faj Nuk e di te vazhdoj te mbaj kete peshe kaq te rende apo ti tregoj te verteten.? E kuptoj cfare kam bere por per njeriun qenkan te gjitha Anonim te lutem

Letra 3
Mbrema Anabel.. Ne lidhje me temen e sotme..dilema ime lidhet me nje ndodhi kohet e fundit.. Ate e njoha ketu...te faqja juaj..gjithmon binte ne sy..dreqin eshte aq i zgjuar ..sa perher me ka ber pershtypje ai njeri. Akoma pa u pare..ne dukeshin sikur kishin kohe qe njiheshim..sikur e kishim kerkuar njeri tjetrin per kaq kohe. Kishim dhe kemi akoma nje terheqje te forte dhe pse ai se pranon. Dilema ime ishte ta takoja apo jo kete njeri..kishte raste kur thoja po do e takoje edhe pse jam e fejuar ...kishe raste qe thoja jo sduhet ta takoje...sepse do te ishte e veshtir te shkeputeshim. Ai e di qe dinte qe do ishte e veshtir.. sepse dukej sikur une e kisha prit ate dhe ai mua..dilem te perditshme duke folur me te ..por si gjithmon dy njerez me karakter e qe terhiqen pafund e qe ndoshta dhe mund te dashuroheshim..smund te ishin bashke...ai eshte akoma dilema ime dhe se di nese do ti le gjerat me aq..por di nese nje dite e takoje ..do jemi vetem ai,une dhe parajsa me ne..  nese do publikoje anonim zmr

Letra 4
Ah moj Anabel ku me erdhi rasti dhe mua te shkruaj, por jo per veten por per nje te njohuren time pasi eshte me te vertete ne Dilem.  Filloi Universiteti dhe e filluam me deshire te madhe. Po do ti qe na beri pershtypje shume nje pedagog. Dhe filluam qe lenden e tij ta ndiqnim rregullisht, Kjo shoqja ime filloi ta pelqente, por si duket edhe ai pasi nje e dy hidhte kunja per te. Dhe ja erdhi nje dite qe ai na ftoi per kafe. Po per te mos dal keq ne syrin tim u detyrua te me ftonte dhe mua pasi ftesa dukej ashiqare qe ishte vetem per shoqen. .  Dolem moj Anabel, qe na dalte mendja e kokes.  Do thuash ti se cndodhi. Po ja qe ky pedagogu pa piken e turpit ja lypi kesajt, dhe kshu sadeee moo, vence i themi ne. Ja lypi moj Anabel ne syrin tim,  Ngelem ne, sfolem, u habitem. Cte benim tani? Ai priste nje pergjigje nga kjo, une smund te cohesha e ta lija vetem, sepse kjo u shokua, as jepte as merrte.  Pasi erdhi ne vete, ai, pedagogu pra po priste pergjigje, Dhe e shikonte mu ne drite te syrit sikur tha ndonje gje te mencur.  U cuam, ikem nga kafja pa i dhen kjo nje pergjigje,  Tani do thoni ju po mir e beri. mir e beri po puna eshte se ky mbetet pedagog, duam apo sduam ne me kete do bejme mesim.  Kjo shoqja ime eshte e deprimuar, e acaruar, e ofendura dhe sdi ca te bej. Nuk po di a te vij me ne oren e tij apo jo. Por nese svjen ky ka mundesi dhe ta ngel pasi ka goxha influence, Po nese ky i ben presion, nese kjo spranon ai e ngel jo vetem ne lenden e vet por ne te gjitha lendet e tjera...Si tja bej kjo? Cfare duhet te bej?? Anonim te lutem dhe pres pergjigje se si mund te veproj pasi eshte nje situate teper e ngaterruar dhe eshte nje fatkeqesi per shoqerin tone.

Letra 5
Mirmbrema Anabel.Ndoshta nuk do marr pergjigjen e duhur por te pakten do ja them dikujt kete qe po me mundon prej disa kohesh:kam zbuluar se mamaja e tim shoqi i fsheh gjerat neper shtepi dhe thote gjate gjith kohes,nuk kam kte nuk kam ate.Un jetoj ne nje shtepi me te dhe rri e rri e i gjej gjerat po si kam thene asgje per kete,zakonisht ajo fsheh ushqimet dhe na kerkon neve ti blejme me pretekstin qe kane mbaruar.Theksoj qe sillet shum mire me ne,por e ka kete manine qe te fshehe qofte edhe qe ti prishen aty,vetem e vetem ti kete me bollek gjeratJam ne nje dileme te madhe:a tja them ne sy qe e di qe ajo i fsheh,a tja them tim shoqi kete gje,apo ta mbaj perbrenda akoma?Eshte bere nje situate e padurueshme sepse kam nisur te kem probleme dhe me tim shoq sepse kur i them duhet te blejme nje detergjent apo ushqime ,me thote si me shaka:avash moj grua se ska shum qe beme pazar,mos i shperdoro gjerat kshtu!Ndihem keq sepse kemi shkuar mire me mamane e burrit,por kjo situate po me merzit shume.Do te doja te mbetesha anonim Anabel,faleminderit

Letra 6
E dashur Anabel. Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 21 vjece dhe kam 8 muaj qe jam ne nje lidhje me 1 cun. Une sapo kam diplomuar dhe kam 1 pune shume te mire, po ashtu dhe ai, por problemi qendron se ne te dy ju perkasim 2 drejtimeve fetare te ndryshme, gje qe ka filluar ta veshtiresoje shume lidhjen tone, per arsye te kundershtimeve te familjes sime dhe te babait te tij. Mua nuk me pengon e as atij, por familja ime po me cmend cdo here e me shume me krijojne presion qe ta le. Une e dua aq shume o Anabel, ka qene endrra ime te jem me te, pasi qe e njof qe ne gjimnaz. S'di cfare te beje, shume here i genjeje ju them se jemi zene e nuk flasim qe mos te degjoje debate e zera acaruese ne shtepi se menjehere kapen te muhabeti i te ardhmes do keni probleme, jo kisha e xhamia e te tilla gjera kur behet fjale per katolikun dhe muslimanin. SI t'ia beje ?! Ju puc fort dhe ahhh...anonimatin. Jeni me te miret

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb