Kinema & TV

Dokumentari i Chiara Ferragni-t urrehet nga kritikët, por thyen rekorde nga fansat

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2019

Dokumentari i Chiara Ferragni-t urrehet nga kritikët, por thyen rekorde nga

Chiara Ferragni Unposted, dokumentari mbi atë pjesë të jetës që Chiara Ferragni nuk poston në Instagram ka thyer rekord në historinë e kinematografisë italiane duke qenë filmi i publikuar në ditë jave me më shumë shikues dhe me më shumë bileta të shitura. Dokumentari me skenar dhe regji të Elisa Amoruso ndjek 32-vjeçaren me 17 e ca milionë ndjekës që përshkruhet nga Forbes si influencuesja e parë e modës dhe studiohet në Harvard University si fenomen.

Dokumentari, pasi dha premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, shfaqet në kinema prej vetëm tre ditësh. Mbi 160 mijë njerëz e kanë parë dhe janë shitur mbi 1.6 milionë euro bileta.

Në IMDb, dokumentari vlerësohet me 2.1 nga 10.

Dokumentari i Chiara Ferragni-t urrehet nga kritikët, por thyen rekorde nga

Në Chiara Ferragni Unposted rrëfehet ngjitja e Chiara-s deri këtu ku është sot. Ajo u rrit para kamerës, falë pasionit të së ëmës për të dokumentuar pushimet dhe ndodhitë e veçanta të familjes ndër vite. Rrëfehet spontaniteti i saj për të ndarë me botën jetën private, vështirësitë e martesës me Fedez, problemet e shtatzënisë dhe djalin e tyre, Leone.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

Përtej titullit Unposted, gjithçka që thuhet në dokumentar dihet. Ama, ka një surprizë të këndshme. Fedez tregohet pakëz ironik dhe i nxjerr të palarat gruas së tij perfekte. “T’u tregoja të tjerëve për veten më trembte: S’isha mësuar të mos kisha kontroll. Kam postuar për jetën time që kur isha 16 vjeçe, në fillim në blog dhe tani në Instagram. Pastaj gjeta harmoninë me Elisa Amoruso-n, që më bëri të zbuloj pjesë të vetes që s’i njihja. Për shembull, s’e kisha kuptuar sa ndikim ka pasur nëna ime në atë që jam sot,” tha Ferragni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

Nga Unposted, Ferragni do që të “të përcjell një mesazh pozitiv: ji i vendosur dhe bëj ëndrrat e tua realitet. Jam shumë e lumtur që jam një burim frymëzimi dhe ndoshta do ta kuptoni më mirë pse përmes dokumentarit.”

Në dokumentar, Chiara projektohet si perfekte, gjithnjë në kontroll të situatës, “një person tejet pozitiv” me aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe një dialog të pandërprerë me ndjekësit: “U lexoj gjithë mesazhet, komentet, bëj rregullisht sondazhe, kërkoj këshilla, përmes tyre u bëj ballë vështirësive.”

Ajo adhurohet sidomos nga adoleshentët që e shohin si shembulli model i një gruaje të suksesshme, por edhe si subjekt kritikash, duke nisur që nga pesha, madhësia e gjoksit e deri te këmbët.

“Unë jam shumë e fortë, edhe pse në fillim bëhesha shumë keq kur lexoja mesazhe dhe komente negative. Më bënë të dyshoja të vetja, te rruga që kisha marrë. Tani e kam më të thjeshtë të mos ndikohem. Dua të jem një shembull kundër heronjve të tastierës dhe shumë shpejt do t’i dedikoj më shumë energji këtij misioni,” tregon ajo. Djali i saj, Leone, është një vjeç e gjysmë dhe është postuar në Instagram para se të lindte. Natyrisht, ky vendim u kritikua shumë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

“Ai është djali i dy personave të famshëm: të flas për Leo-n, për lumturinë tonë familjare më duket gjëja më normale dhe më transparente. Edhe ktëu gjej një mesazh pozitiv. Kur isha e vogël, mami filmonte gjithçka. Sot ndodh në rrjete sociale, është një ndryshim kulturor. Privatësia sot është një koncept i çuditshëm, ndryshe nga më parë. Për mua, të ndaj jetën me të tjerët është themelore. Jam një libër i hapur dhe nuk e kam problem të tregoj veten sepse jam njeri i mië: në rrjetet sociale dhe në realitet jam i njëjti njeri. Përpiqem vazhdimisht të përmirësohem dhe ta mendoj veten si një e tretë, si Chiara që dua të jem."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by c/s ∴jonboy∴ p/v (@jonboytattoo) on