Kinema & TV

Bebe Rexha këndon kolonën zanore të ‘Maleficent 2’

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2019

Bebe Rexha këndon kolonën zanore të ‘Maleficent 2’

Një hap tjetër i rëndësishëm në karrierën e Bebe Rexhës. Këngëtarja publikoi sot kolonën zanore të filmit të Disney-t, “Maleficent: Mistress of Evil”. Kënga “You Can’t Stop The Girl” (Nuk mund ta ndalosh vajzën) është një himn ndaj fuqisë së grave.

Bebe Rexha këndon kolonën zanore të ‘Maleficent 2’

“Oh, ata po përpiqen të gjuajnë engjëjt. Po përpiqen t’u këpusin krahët që të mos fluturojnë,” thotë ajo në fillim të këngës. “Por ajo është e guximshme. Ajo është një tornado. Nuk mund ta ndalosh.”

Filmi i arshëm i Disney-t është një vazhdim i filmit të 2014-s, “Maleficent”, i cili tregoi historinë sesi u ngurtësua zemra e një gruaje. Në “Maleficent: Mistress of Evil” do të trajtohet kthesa e papritur në jetën paqësore në Moors. Në dasmën e Aurorës dhe princit Philip, nëna e tij kërkon të ndajë njerëzit nga zanat njëherë e përgjithmonë. Maleficent dhe Aurora gjenden në anët e kundërta të një lufte të ashpër.

Bebe Rexha këndon kolonën zanore të ‘Maleficent 2’

Filmi do të dalë në kinema për herë të parë më 18 tetor të këtij viti.