Kim Kardashian ka qenë në qendër të vëmendjes në sezonin e fundit të “Keeping Up with the Kardashians” falë simptomave misterioze që zakonisht janë shenjë e lupusit. Megjithatë në episodin e fundit të KUWTK, Kim zbuloi se për fat të mirë nuk ka lupus ose artrit reumatoid.
Mjeku i Kim-it zbuloi se ajo ka artrit psoriatik, sepse psoriasis vjen dhe shkon. Ajo u lehtësua duke thënë se “mund ta menaxhoj dhimbjen”. “Sëmundjet autoimunitare janë me të vërtetë të frikshme,” tha ajo. “Keni gjithnjë në kokë frikën se diçka e keqe mund t’u ndodhë.”
Artriti psoriatik është një lloj i artritit (inflamacion i nyjeve) që vjen i shoqëruar nga inflamacioni i lëkurës (psoriasis). Artriti reumatoid është gjithashtu një sëmundje autoimunitare që ndodh kur sistemi imunitar sulmon pa dashur indin e trupit.
Lupus është një sëmundje autoimuntare që shkakton inflamacion në inde dhe organe. Sëmundja diagnostikohet me vështirësi sepse simptomat – dhimbje kyçesh, ethe, lodhje, urtikarie – janë të shpeshta dhe mund të shpjegohen në shumë mënyra. Lupus nuk ka shërim, por trajtohet në mënyrë efektive.
Artikuj të rekomanduar:
Bëni kujdes: Nëse keni këto shenja, diçka nuk shkon me shëndetin tuaj!
Në asnjë mënyrë JO: Qëndrojuni larg këtyre produkteve të lëkurës
Vështirësitë me psoriasis: Kim Kardashian tregon si e fsheh sëmundjen