Bota

Gafa e radhës: Donald Trump harron që djali i Melania-s është dhe i tiji

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2019

Gafa e radhës: Donald Trump harron që djali i Melania-s

Gafa e fundit e Presidentit Trump nuk zhgënjeu. Në prani të kamerave dhe bashkëshortes, Melania Trump, ai harroi se ka një djalë me të.

Të mërkurën, gjatë një konference për shtyp mbajtur në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar rrezikun e cigareve elektronike, Trump iu referua djalit të tij 13-vjeçar duke thënë  “Ajo ka një djalë.”

“Cigaret elektronike janë një biznes i madh, e kuptoj, një biznes i jashtëzakonshëm në një periudhë të shkurtër kohore. Por s’mund t’i lejojmë njerëzit të sëmuren dhe s’mund të lejojmë ndikimin e rinisë sonë,” tha Trump, teksa Melania qëndronte e heshtur përbri tij. “Kështu u përfshi edhe Zonja e Parë. Ajo ka një djalë... Bashkë, e kemi... Një djalosh i mrekullueshëm. Dhe Melania është shumë e angazhuar në këtë çështje.”