Showbiz dhe TV

Motra e të ndjerit Ergi Dini sjell këngën e fundit të tij

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2019

Motra e të ndjerit Ergi Dini sjell këngën e fundit të tij

Barbana Dini, motra e të ndjerit Ergi Dini, rrëfeu në studion e “Rudina” se e ka peng faktin që nuk realizoi një duet me Ergin, i cili u nda nga jeta në moshë të re. Megjithatë ajo po punon për të sjellë në dritë projektin e fundit që ai la përgjysmë.

Motra e të ndjerit Ergi Dini sjell këngën e fundit të tij

“Në datën 15 tetor, në ditën e lindjes së tij, do të vijë kënga. Ka qenë një këngë të cilën Ergi kishte shumë dëshirë ta bënim bashkë, por mbeti demo me zërin e tij. Nuk arritëm dot,” u shpreh ajo.

Ndër të tjera, Barbana shtoi se “nuk do të ndryshojë asgjë nga teksti, muzika dhe detajet e tjera”, të cilat Ergi i la përgjysmë. Kënga titullohet “Ku je”.

Motra e të ndjerit Ergi Dini sjell këngën e fundit të tij

Ergi Dini, vetëm 22 vjeç asokohe, u nda nga jeta në nëntor të 2016-s si pasojë e një aksidenti me motor, teksa udhëtonte me mikun e tij, Kejdi Halilin. Edhe pse u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës, dy të rinjtë nuk mundën të mbijetonin.