Demi Lovato i editon fotot, ndonëse nuk ndihet krenare për një gjë të tillë. "Një fotografi me bikini e paedituar. Dhe gjejeni çfarë, ka CELULIT!” shkruan ajo në Instagram.
“U lodha duke pasur turp nga trupi im që të përmbush pritshmëritë e të tjerëve, por kjo nuk jam unë. Ja cila jam. Dua të hap një kapitull të ri në jetën time duke qenë autentike pa qenë nevoja të përpiqem të jem në standardet e dikujt tjetër,” shkruan ajo më pas. “Pra, ja tek jam unë, pa turp, pa frikë dhe krenare për trupin tim, që ka luftuar kaq shumë dhe do të vazhdojë të më mahnisë kur të bëhem nënë një ditë.”
Në vijim, Demi ndalet te oraret e stërzgjatura në stërvitje dhe dietat drastike me të cilat është përballur në të kaluarën. “Sidoqoftë, kjo këtu jam unë. E dua trupin tim. Dua që edhe ti ta duash veten. Nuk jam e vendosur për pamjen, por jam mirënjohëse dhe ndonjëherë është më e mira që mund të bëj”.


Nuk është hera e parë që artistja përpiqet të frymëzojë vajzat dhe gratë për të patur vetëbesim mbi trupin e tyre. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe shumë gra të tjera të famshme të huaja, por edhe shqiptare, si Estela Ujka apo Dafina Zeqiri.
Artikull i rekomanduar: Ja pse të gjitha gratë kanë celulit