Përgjatë karrierës së tij 30-vjeçare, fotografi i ndjerë Peter Lindbergh shkrepi disa nga fotografitë më ikonike dhe më të vlerësuara në fushën e modës së shekullit XX. Lindbergh, i cili u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare, ishte ndër emrat më të njohur përgjatë viteve ’80 dhe fillimviteve ’90, duke përfshirë punën me emra si Kate Moss, Linda Evangelista apo Christy Turlington.
Stili i tij karakterizohej nga fotot bardhë e zi dhe detajet realiste në një kohë kur bota e modës dominohej nga shkëlqimi i tepërt. Në vijim gjeni disa nga punët më të vlerësuara të fotografit që çliroi gratë nga frika e perfeksionit.
Marie-Sophie Wilson, 1987
Estelle Lefébure, Karen Alexander, Rachel Williams, Linda Evangelista, Tatjana Patitz dhe Christy Turlington për Vogue në gusht të 1988-s, Santa Monica
Estelle Lefébure për Vogue, gusht 1989
Linda Evangelista për Vogue, shtator 1989
Karen Alexander, Ana Grenah dhe Nadège du Bospertus për Vogue, dhjetor 1989
Naomi Campbell për “Seeing Spots”, Vogue, qershor 1990
Debbie Lee Carrington dhe Helena Christensen, Kaliforni, 1990
Rosemary McGrotha në 1992-shin, fushata për Donna Karan
Amber Valleta për Harper’s BAZAAR, dhjetor 1993
Kate Moss për Harper’s BAZAAR, Nju Jork 1994
Paris, 1994
Naomi Campbell, Harper’s BAZAAR 1997
Angela Lindvall dhe Chris Dye në Warner Bros Studios, Kaliforni, 2004
Amber Valleta, shtator 2009 për Harper’s BAZAAR
Kate Moss, Harper’s BAZAAR, mars 2010
Prill 2010, Harper’s BAZAAR
Querelle Jansen, 2012
“Lift Off” me Sandra Bullock në Vogue, tetor 2013
Charlotte Rampling, Londër, 2016
Meghan Markle për Vogue, 2019