Largimi i Erion Isait nga “B.E Coffee” si pasojë e zgjedhjes si kryetar i Bashkisë së Kolonjës, pozicionimi i Olsi Bylykut pranë “Klanifornia show”, vendosi në pikëpyetje qëndrimin e Bes Kallakut në Tv Klan. Në një intervistë për “Rreze Dielli” në Report Tv, Besi u pyet nëse do të largohej nga televizioni.
Ai tregoi se i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Klanifornia show”, por nuk e ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë ose jo. “Jam duke e menduar. Për momentin jam duke u marrë me filmin,” u shpreh ai.
Ndër të tjera, shtoi se “e ka të vështirë t’i kthehet aktrimit [në televizion]”, pasi për momentin po përqëndrohet te filmi.
Përsa i përket filmit “Falco”, në një intervistë për “Edicioni Veror” në fillim të gushtit, Besi zbuloi se sipas tij, “Falco do të jetë një ndër komeditë më të bukura që nga vitet ’90 e këtej.”
Subjekti bazohet te Falco ose Skifteri – një personazh që jeton në Itali. Krejt papritur, pasi opozita dorëzon mandatet, Falcos i vjen njoftimi se i takon mandati i deputeti. “Është një parodizim i gjithë gjendjes aktuale, sociale dhe politike që po kalon Shqipëria,” përfundoi Kallaku.