TV Mania

Ilda Bejleri për Shakohoxhën: ‘Burra që urrejnë gratë, asgjë për t’u çuditur’

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2019

Ilda Bejleri për Shakohoxhën: ‘Burra që urrejnë

Konfliktet në showbiz nuk përfliten kaq gjatë zakonisht, por ja ku jemi, javë më vonë ende duke diskutuar çështjen Ilda Bejleri – Dritan Shakohoxha. E ftuar në “Wake Up,” gazetarja dhe moderatorja foli për të ardhmen e saj në Top Channel si fytyra e re e “Procesit Sportiv” dhe për gjithë gjullurdinë që ndodhi me Shakohoxhën.

“Konflikt s’ka pasur pse të ketë sepse jemi dy njerëz, secili në punën e vet. Në 11 vjet, nuk kam pyetur Shakohoxhën për asgjë kështu që, ajo m’u duk e tepruar. Gjithsesi, vazhdon seriali “Burra që urrejnë gratë” nuk ka asgjë për t’u çuditur. Unë s’e kuptoj profesionin që ka [Shakohoxha] sepse një herë del menaxher gazetaresh, një herë menaxher futbollistësh, një herë brigadier, një herë drejtor, një herë komentator, kështu që i uroj të gjejë veten,” tha ajo.

Ilda Bejleri u largua nga Digitalb pas 11 vitesh aty. Sipas Shakohoxhës, “Unë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm që këtë vit të shihte një program tjetër.” Në të njëjtën intervistë, Shakohoxha iu referua vetes si trajner dhe brigadier. Më pas, Ilda replikoi në Instagram duke qartësuar se “nga puna të heqin e të marrin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve.”