Kur të gjithë insistonin se Nevina Shtylla ishte e lidhur me futbollistin Eros Grezda, Panorama Sport zbuloi të vërtetën: i dashuri i moderatores quhet në fakt Arbri dhe është jurist. Si provë shërbyen disa foto të marra nga Instagrami, me shumë mundësi nga profili i Arbrit.
Çifti është fotografuar sërish gjatë pushimeve, që po i kalojnë bashkë, sigurisht.
Nevina dhe Arbri janë të lidhur prej tre vitesh dhe jetojnë bashkë prej një viti.
Me ardhjen e sezonit të ri në shtator, Nevina Shtylla nuk do të jetë më pjesë e “Procesit Sportiv”. Përmes postimeve në Instagram, moderatorja zbuloi se do të moderojë emisionin “Në shtëpinë tonë” së bashku me Florian Agalliun.