Nëse ke lindur në shtator,me siguri e di çfarë të bën të paparë. Gjithsesi, ne, jemi këtu për të të thënë se ka më shumë. Bazuar në një studim të kryer së fundmi, të lindurit në shtator, janë zakonisht më të suksesshëm se të tjerët! Si mund të ishte ndryshe kur ke lindur në vjeshtë dhe në të njëjtin muaj me Beyonce-n!
Shkencëtarët në Universitetin e Torontos, arritën në përfundimin se fëmijët e lindur në shtator arrijnë rezultate më të larta në matematikë, për shkak të rritjes së tyre më të shpejtë.
Një tjetër kuriozitet interesant? Njerëzit e lindur nga shtatori deri në nëntor kanë më shumë gjasa të jetojnë 1 shekull! Kaq shumë ditëlindje për të festuar!
Kështu që gëzuar ditëlindjet dhe urime për suksesin tuaj njerëz të vjeshtës!