Bella Thorne sigurohet që çdo deklaratë e saj të jetë në qendër të vëmendjes dhe njerëzit të diskutojnë gjërë e gjatë. Fillimisht ishte drama e lidhjeve të saj, më pas fotot nudo që publikoi vetë, ndërsa tani ka shokuar internetin me rutinën e saj të kujdesit ndaj fytyrës.
Përmes një videoje në You Tube, Bella tregoi se ka një fytyrë të yndyrshme, por thjesht nuk i duket. Aktorja tregoi gjithashtu se i kushton vëmendje shumë teksturës së lëkurës, sepse janë pikërisht ato imperfeksione që make up-i nuk i mbulon dot.
Çfarë produkti “fatsjellës” përdor ajo? Një scrub të përgatitur vetë në shtëpi, për të cilin fansat thonë se është një makth.
Bella e bën scrub-in me limon, sheqer dhe vaj ulliri. Këtë kombinim e spërkat kudo në fytyrë. Pasi e masazhon, tregon se ndjen që fytyrën e ka “gjallë” sërish dhe shumë herë më të butë se më parë.
Pas aplikimit të scrub-it, Thorne përdor një maskë të bërë me vaj kokosi, mjalt dhe qershia. Ah dhe jo, në fund nuk vendos hidratant. Ndonëse ajo është shumë e lumtur me rutinën e saj, ndjekësit e saj ishin praktikisht kështu:
“Vetja e saj e plakur s’do ta pëlqejë fare këtë.
Bella po na mëson si ta torturojmë fytyrën
Limon dhe sheqer? O Zot, makth për fytyrën time. Nuk përdor as hidratant? Prandaj fytyra jote është ashtu motër!
Jam e tmerruar! Është rutina më e keqe që kam dëgjuar ndonjëherë!
Kurrë mos vendos limon në fytyrë. Kurrë!”
Siç mund ta shihni nga komentet, njerëzit janë të tmerruar dhe konfuzë nga fakti që Bella vendos në fytyrën e saj limon dhe sheqer, (gjë të cilën me siguri e keni bërë edhe ju). Kjo, për shkak të aciditetit të lartë që ka limoni, që shkakton iritim në lëkurë. Gjithsesi, nëse jeni të ineresuar si Bella për teksturën e lëkurës, ky scrub është ideali.