TV Mania

Rikthehet The SHBLSH? Ermal Mamaqi flet për bashkimin e grupit

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2019

Rikthehet The SHBLSH? Ermal Mamaqi flet për bashkimin e grupit

Aty nga fundi i korrikut të këtij viti, një postim i Ermal Mamaqit në Instagram i bëri të gjithë të mendojnë se grupi i famshëm The SHBLSH do të rikthehej, këtë herë si pjesë e një filmi. “Po sikur të vijë një film me këta tre çunat? A thu kishe shku me e pa në kinema?” qe mbishkrimi që shoqëroi foton. Nisur nga fakti se Mamaqi po punon me filmin e tij të dytë pas “Dy gisht mjaltë”, i titulluar “I love Tropoja”, u shtuan akoma më shumë dyshimet se Juli dhe Genti do të ishin pjesë e filmit.

Rikthehet The SHBLSH? Ermal Mamaqi flet për bashkimin e grupit

Megjithatë në një postim të fundit po në Instagram, Mamaqi shkruan se “është i lumtur që Jul Deda do të jetë pjesë e filmit”. “Mirë do ishte që të ishte dhe Gent Zeneli, po hajd mo...herën tjetër...,” e mbyll ai fjalinë të shoqëruar me dy retiçenca.

Rikthehet The SHBLSH? Ermal Mamaqi flet për bashkimin e grupit

Nisur nga deklaratat e pak kohëve më parë, një ribashkim i The SHBLSH u duk i mundur, megjithëse nuk i dihet, siç thotë edhe Mamaqi, “herën tjetër”.

Grupi u nda përfundimisht pas largimit të Gentian Zenelajt nga “Apartamenti 2XL”, të cilin Deda e quajti “lënie në baltë”. Në korrik të 2017-s, Genti u shpreh se debatet nisën pas ardhjes së Albano Bogdos në “2XL”, si një zëvendësim i Ermalit. “Nëse një ditë do të ketë SHBLSH, ata do të jenë Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Asnjë tjetër” theksoi Genti.

Largimi i “Apartamentit 2XL” (që më vonë u titullua “Duplex”) në Tv Klan, bëri që ndër të tjera të përflitej për një mundësi bashkëpunimi mes treshes së njohur. "[...]Sigurisht bashkëpunimi duhet të vijë sepse e ndjejmë, jo të vijë për hir të diçkaje tjetër. Deri sa ta ndjejmë, ka kohë për atë ditë,” tha Juli, që më parë ishte shprehur se “The SHBLSH nuk ka shanse të rikthehet”.