Shqipëria

Pas ngjarjes me turistët spanjollë, pronarit i shembet lokali në Porto Palermo!

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2019

Pas ngjarjes me turistët spanjollë, pronarit i shembet lokali në

Pas ngjarjes së shëmtuar që ndodhi mes pronarit të një lokali në Porto Palermo dhe turistëve spanjollë, autoritetet kanë vendosur të shembin restorantin e Mihal Kokëdhimës. Mëngjesin e sotëm, forcat e policisë dhe IKMT-ja janë ndodhur në Porto Palermo dhe po rrethojnë restorantin “Panorama”.

Pas ngjarjes me turistët spanjollë, pronarit i shembet lokali në

Ndërkohë që vetë pronari ndodhet në burg, familjarët e tij po heqin pajisjet e brendshme. Aktualisht, ka nisur shembja e ndërtesës.

Përpos kësaj, sipas Balkan Web thuhet se lokali në të cilin operonte Kokëdhima ishte pa leje dhe në proces legalizimi.

Ngjarja e pakëndshme ndodhi disa ditë më parë në Porto Palermo ku pasi turistëve s’iu pëlqeu shërbimi në restorantin e Mihal Kokëdhimës, ata u larguan. Kokëdhima u acarua, u konfliktua fizikisht me ta, u shkaktoi dëmtime në trup e më pas ndoqi furgoni me të cilin u larguan.

Të tjera lajme që mund të lexoni:

Publikohet video: Pronari i lokalit hidhet mbi furgonin e turistëve spanjollë, thyen xhamin me duar.

 Avokati i pronarit të lokalit: 'Ishin të gjithë të dehur, turistët kishin pirë kanabis!'

Flet pronari i lokalit që terrorizoi spanjollët: 'S'kam prekur njeri me dorë!'

Turisti i sulmuar në Porto Palermo, një nga miliarderët më të njohur në Spanjë