Menjëherë pas ndarjes nga Liam, Miley u fotografua duke u puthur me Kaitlynn Carter, ish-gruan e Brody Jenner, gjatë pushimeve në Itali. Që pas kësaj ditë gjërat u komplikuan edhe më. Pse do thoni ju?
Dikur, kur ish-çiftet përkatëse ishin ende të dashuruar dilnin bashkë! Pra, Brody dhe Kaitlynn ishin miqtë mirë me çiftin Miley-Liam dhe asokohe askujt s’ja merrte mendja që partnerët mund të bënin këtë lloj shkëmbimi.Ose më saktë, që vajzat do të linin djemtë për njëra tjetrën.
Burime pranë 4-shes bëjnë me dije se për një kohë të gjatë ata mund t’i shihje gjithë kohës bashkë.
Gjithsesi, gjërat kanë ndryshuar dhe që pas konfliktit që Miley pati me Brody-in pak ditë më parë, dyshojmë që mund të ketë më miqësi mes tyre.
Përsa i përket Miley-it dhe Liam-it, asnjëri prej të dyve nuk është në gjendjen më të mirë. Që prej ndarjes thuhet se nuk kanë patur asnjë komunikim me njëri tjetrin.