Celebrity

Katy Perry akuzohet sërish për ngacmim seksual, këtë herë nga një grua

Shkruar nga Anabel

17 Gusht 2019

Katy Perry akuzohet sërish për ngacmim seksual, këtë

Katy Perry akuzohet sërish për ngacmim seksual, kësaj here nga moderatorja ruse Tina Kandelaki, e cila thotë se këngëtarja iu afrua në një event dhe tentoi ta puthte pa miratimin e saj.

Kandelaki u prononcua për median ruse StarHit dhe tha se Katy iu afrua, por ajo e refuzoi

“Një herë, isha e ftuar në një festë private së bashku me Katy Perry-n. Ajo, goxha e pirë, më zgjodhi mua si objekt të manifestimit të pasionin të saj,” rrëfen Kandelaki. “Unë e kundërshtova, me forcë do të shtoja dhe Katy gjeti një viktimë tjetër për të puthur, përqafuar dhe kërcyer.”

Katy Perry akuzohet sërish për ngacmim seksual, këtë
Tina Kandelaki

Moderatorja ruse vijon me: “Mesa di unë, s’pati viktima rastësore në festë, por s’do të habitesha nëse fansat e pranishëm do të zhgënjeheshin krejt papritur nga kujtimi i asaj nate, fshehur në brendësi të vetes.”

Kjo akuzë pason atë të modelit Josh Kloss, i cili e akuzoi Katy-n se i kishte ulur pantallonat dhe mbathjet në publik.

Në një seri postimesh në Instagram, Kloss tregon historinë e tij me këngëtaren dhe thotë: “U takova me Katy dy herë pasi u nda nga Russel [sic]. Një nga herët, mora një shok me vete që donte shumë ta takonte. Ishim në festën e ditëlindjes së Johnny Wujek. Kur e pashë, u përqafuam dhe kuptova se kisha ende pëlqim për të. Në momentin që u ktheva të prezantoja shokun tim, Katy më uli tutat dhe mbathjet që t’i tregonte penisin tim shoqërisë së saj dhe turmës rreth e rrotull. E merrni dot me mend sa i turpëruar dhe patetik jam ndjerë në atë moment?”

Kloss shton se nuk tha gjë asokohe sepse donte të vijonte të punonte me Katy-n dhe i duheshin paratë. Gjithashtu, ai thotë se është urdhëruar nga përfaqësuesit e këngëtares të mos diskutojë publikisht asgjë në lidhje me Katy-n. “Dy intervistave iu përgjigjën ata sikur të ishin unë dhe redaktuan shumicën e përgjigjeve,” shton ai.

Në dy postime të tjera në Instagram, Kloss thotë se e ndau me botën historinë e tij për të demonstruar se njerëzit e pushtetshëm mund të jenë abuzivë përtej gjinisë. “Gëzuar përvjetorin një prej punëve më konfuzuese, abuzive dhe përulëse që kam bërë ndonjëherë,” shkruan Kloss.