Statusi i lidhjes së Bella Hadid dhe The Weeknd është një mister. Shumica raportojnë e janë ndarë, ndërsa Entertainment Tonight thotë se janë bashkë e po punojnë për të rimëkëmbur marrëdhënien. Sidoqoftë realiteti, dimë me siguri se Bella nuk do të shihet në publik me The Weeknd. TMZ raporton se modelja u largua nga Catch One Nightclub pak minuta pasi The Weeknd mbërriti.
Bella ishte aty me shoqërinë dhe po kalonin shumë mirë. Nuk dihet ende nëse ajo dhe The Weeknd biseduan gjatë shkëmbimit të shkurtër.
Një shkëmbim i ngjashëm pas ndarjes së parë të çiftit ndodhi në vitin 2016, në sfilatën e Victoria-s Secret. Vetëm se ai shkëmbim u filmua dhe është përgjithnjë në internet, në dallim nga rasti në fjalë që ka ende shumë pyetje pa përgjigjje.
Një burim tha për E!, që publikuan të parët ndarjen e çiftit se Bella dhe The Weeknd kishin problem distancën. “Janë në vende të ndryshme, fizikisht dhe mendërisht. Bella po përgatitet për javën e modës, ndërsa Abel po merret me albumin dhe rolin e tij të parë,” tha ai. I njëjti burim nuk përjashtoi mundësinë e një ribashkimi. “Shpresojnë të kthehen bashkë së shpejti, por tani për tani, po fokusohen te vetja dhe te projektet.”
Burimi i Entertainment Tonight tha praktikisht të njëjtat gjëra, por nuk iu referua si ndarje. “Po përpiqen të rregullojnë gjërat, si çdo çift,” tha burimi. “Udhëtojnë shumë, punojnë shumë dhe kjo krijon tension. Ama, e duan njëri-tjetri, janë ndarë në të kaluarën dhe duan ta rimëkëmbin lidhjen.”