Social Buzz

E dini që gjithë jetën i kemi prerë tortat gabim?

Shkruar nga Anabel

15 Gusht 2019

E dini që gjithë jetën i kemi prerë tortat gabim?

Jemi të bindur që ashtu si të gjithë ne edhe ju tortat i prisni në trekëndësha të vegjël. Madje, gjithnjë e kemi parë me adhurim pjestarin më të zotë të familjes, që pret tortën në mënyrën më perfekte të mundshme. Epo, nëse nuk e dinit i kemi prerë gabim gjithë jetës!

Një tortë e prerë në formë trekëndëshash do të thahet shpejt, sigurisht nëse në shtëpinë tuaj ëmblësirat rezistojnë më shumë se 1 ditë.

E dini që gjithë jetën i kemi prerë tortat gabim?

Që sot e tutje, tortat pritini sipas mënyrës shkencore. Jo vetëm që do të qëndrojë e butë dhe e frekët, por do t’ju duket dhe proces më interesant.

Diçka të tillë e konfirmon edhe matematicieni Alex Bellos, duke e ilustruar këtë përmes një videoje. Ai madje citon për këtë informacion një letër dërguar redaktorit të revistës shkencore “Nature” në vitin 1906.

E dini që gjithë jetën i kemi prerë tortat gabim?

Duke ndjekur shënimet dhe ilustrimet e hershme, Bellos e pret tortën në dhe heq një copë të gjatë drejtkëndore në mënyrë të njëpasnjëshme duke lejuar që pjesët e mbetura të bashkohen sërish bashkë për të ruajtur freskinë. I njëjti veprim përsëritet pas çdo copëze të prerë. Provojeni në tortën e radhës!