TV Mania

Zbulohet zanafilla e konfliktit mes Ilda Bejlerit dhe Dritan Shakohoxhës

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2019

Zbulohet zanafilla e konfliktit mes Ilda Bejlerit dhe Dritan Shakohoxhës

Largimi i Ilda Bejlerit nga Digitalb u zbulua me faza. Si fillim, u aludua largimi i saj, pastaj u pa në praninë e Edi Manushit. Një foto jo dhe aq kriptike në Instagramin e Olti Currit konfirmoi se gazetaren e prisnin gjëra të reja dhe pas kësaj, Ilda foli për debatin me Dritan Shakohoxhën. Ai iu kundërpërgjigj dhe ajo po ashtu.

Duket sikur e gjithë kjo histori bëri ciklin e saj dhe është tashmë një rreth i mbyllur, por mesa duket jo. Panorama zbuloi zanafillën e këtij konflikti. Sipas burimeve të gazets, shkak është bërë një ridimensionim i hapësirave televizive mes prezantuesve. “Ai [Shakohoxha] ka dashur t’u japë përparësi moderatoreve të reja, si Lei Kraja, gjë që Ildës nuk i ka pëlqyer aspak, pasi do të interpretohej si rënie nga froni,” shkruan Panorama.

Fillimisht, u tha se debati nisi për punë protagonizmi dhe lda u shpreh se “natyrisht që do të isha protagoniste, kam 11 vite në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në punën time, në atë që di të bëj më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar.”