Celebrity

Çfarë?! Emily Ratajkowski ka qime në sqetulla!

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2019

Çfarë?! Emily Ratajkowski ka qime në sqetulla!

Na vjen keq, por është e vërtetë. Emily Ratajkowski, modele dhe simbol seksi, ka qime në sqetulla...

Si çdo grua tjetër në botë.

Sot në mëngjes, Harper’s Bazaar publikoi esenë e Emily mbi seksualitetin, të qenit femërore dhe paragjykimet që përjeton ditë për ditë thjesht sepse duket e vishet në një mënyrë të caktuar. Emily, ndër të tjera, shkruan se një ditë, një fund i shkurtër e bën të ndihet femërore, një ditë e bëjnë qimet e padepiluara të sqetullave. Duke qenë feministe, zgjedhja është e saja dhe s’e kupton ç’nuk shkon me të zgjedhësh ç’të bën të ndihesh mirë dhe ta bësh.

Prandaj, në foton që shoqëron esenë, Emily pozon me sqetulla të padepiluara sepse ashtu ia ndjeu. Komentues të pafundëm në Instagramin e Harper’s Bazaar shprehen të zhgënjyer, të mërzitur, të shqetësuar për higjenën e modeles.

Hey, një pyetje. Si kujdesen për higjenën burrat që s’depilojnë sqetullat? Thjesht mendojeni njëherë, na ktheni përgjigje kur të mundeni.