Muzika

Tuna duket absolutisht fantastike në klipin e ri

Shkruar nga Anabel

6 Gusht 2019

Tuna duket absolutisht fantastike në klipin e ri

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit “Fortuna,” Tuna u tregua e zgjuar dhe bashkëpunoi sërish me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun për të realizuar këngën e radhës. Quhet “Nuk ma do zemra” dhe u publikua para pak.

Nëse mendonit se veshjet dhe grimi i përzgjedhur për klipet e albumit ishin fantastike, do të mendoni të njëjtën gjë edhe për look-et e Tunës këtu.

Së pari, Tuna shfaqet me një fustan të fryrë shumëngjyrësh. Imagjinoni një lulebore të madhe, por haute couture.

Tuna duket absolutisht fantastike në klipin e ri

Së dyti, këto pantallona kreative, të denja për Rihanna-n, kombinuar me një bluzë të thjeshtë dhe aksesorë të mëdhenj.

Tuna duket absolutisht fantastike në klipin e ri

Dhe së fundi, një fustan tërësisht rrjetë kokë e këmbë, që mbulon ç’është për t’u mbuluar me ndihmën e një xhakete, një palë mbathjesh dhe një kapele.

Tuna duket absolutisht fantastike në klipin e ri

Merita për veshjet i takon Valdrin Sahitit, ndërsa për grimin e flokët, përkatësisht Sellma Kasumoviq dhe Kaci Lleshi.