Besojmë njiheni me Briseida Shehajn, ish-Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve që e mori postin në vitin 2015. Shumë shpejt, do t’i referohemi si Briseida Shehaj, Drejtoreshë Programacioni dhe Prodhimi në RTV Ora News. Burime për Newsbomb konfirmojnë se pronari i këtij televizioni i ofroi pozicionin Shehajt dhe ajo pranoi.
Më parë, Shehaj ka shërbyer edhe si kryetare e Task Forcës për Bregdetin.
Briseida Shehaj u kthye në meme brenda pak ditësh falë një konference për shtyp në të cilën u shpreh se ‘la luksin dhe erdhi ta bëjë këtë vend për një rrogë modeste prej 700 eurosh.” Fraza “ku është problemi këtu,” thënë në këtë konferencë, vijon përdoret edhe sot, edhe pse gjithnjë e më rrallë.
Natyrshëm, “Portokalli” ia ngarkoi aktores Delinda Zhupa imitimin e Briseida Shehajt dhe ajo e qau. Imitimi i saj, i denjë për SNL, ka thuajse gjysmë milioni klikime në YouTube dhe duke parë popullaritetin e personazhit, u kthye në prezencë të përjavshme në spektaklin e humorit për muajt në vijim.
Për hir të kohërave të vjetra, kur gjërat ishin më të thjeshta, pak “Portokalli.”