Instagramming

Postimi i Aulonës për vjehrrën disa njerëzve iu duk hipokrizi

Shkruar nga Anabel

1 Gusht 2019

Postimi i Aulonës për vjehrrën disa njerëzve iu duk

Aulona Musta postoi një video-boomerang me vjehrrën me rastin e ditëlindjes së saj, ku shkruante: “Një vjehrrë si e imja nuk e meriton ta urosh ‘u bëfsh 100 vjeçe’, por duhet ta urosh ‘mos vdeksh kurrë, aq e mirë sa je’.”

Disa ndjekësve, postimi iu duk hipokrizi pasi nëse Aulona “do ta donte vërtet vjehrrën, do të jetonte në shtëpi me të”. E çuditshme apo jo? Çudi i bëri edhe Aulonës, që reagoi gjerë e gjatë në një tjetër postim ku ndër të tjera thekson se “nuk ke pse jeton me vjehrrën për t’i vërtetuar se e do ose e respekton”.

"Ky postim u frymëzua nga një postim më parë, ku nisi debati se të thuash që e do vjehrrën në publik është hipokrizi dhe e dyta, se dashuria kuptohet dhe tregohet nëse jeton me vjehrrën!” shkruan fillimisht ajo.

Më pas, vazhdon duke iu referuar kulturës së Lindjes së Mesme, përfshirë këtu telenovelat turke dhe indiane, të cilat sipas saj kanë rrënjosur akoma më shumë idenë “se të jetosh 7 familje nën një çati është mëse normale”.

“Sepse nuk është gjë e mirë të jetosh as me prindërit e tu pasi ke kaluar të 20-at dhe je gati për t’u përballur vetë me jetën! E di që për shqiptarët ky është një koncept totalisht i papranueshëm, por ndër të tjera, shqiptarët vazhdojnë të jenë një popull i prapambetur sepse e kanë kaq të vështirë t’i largohen koncepteve të tilla prapanike” shkruan më tej Musta duke cekur edhe pjesën e vështirësive ekonomike.

“Po, e di, jam shumë e ndërgjegjshme që për shumë veta është pamundësia ekonomike që i detyron që të qëndrojnë në një shtëpi. Dhe ky pranohet si fakt, por përtej kësaj çifti i ri duhet të jetojë në shtëpi më vete dhe pikë!”

Në vijim, Aulona shton se “kur jeton në shtëpi më vete dhe vjehrra respekton hapësirat e tua dhe ti të vjehrrës, padyshim që dashuria dhe respekti është i madh”.

"Prandaj nëse dikush ju thotë që për të kuptuar dashurinë për vjehrrën duhet të jetosh me të, thjesht qeshi në fytyrë dhe thuaji që për fat të mirë vjehrra juaj shikon serialet në Netflix dhe jo telenovelat turke. Mbase nuk do ta kuptojë, por ç’rëndësi ka kjo! Rëndësi ka që ti dhe vjehrra jote jetoni në harmoni dhe dashuri, për të mirën e familjes së gjithsecilit” përfundon ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on