James Charles iu shamng aq sa mundi dramës më Tati-n, gjë që nuk habit askënd sepse qartazi po ecën përpara dhe po e lë pas incidentin që bëri bujë në YouTube. Së fundmi, artisiti i grimit tërhoqi vëmendjen e internetit pasi publikoi një video ku përmbledh mesazhet me disa nga yjet e famshëm si Rihanna, Shawn Mendes, Lady Gaga, Cardi B, Kim Kardashian, J.Lo, Bella Hadid etj.
Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme – e cila është trending në shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë në #20 – Charles i kërkon personazheve të famshëm të zgjedhin produkte të ndryshme makeup-i dhe ai do të realizojë me to një look të përbashkët. Nëse keni menduar ndonjëherë sesi flasin yjet në “prapaskenë”, ja një ide:
Rihanna iu përgjigj në mënyrën më të sjellshme të mundshme duke zgjedhur sigurisht fondatinën Pro Filt’r nga kompania e saj kozmetike, Fenty Beauty. “Ndihem e vlerësuar dhe mirënjohëse. Ti e di që duhet të përdorësh fondatinën Profilt’r. Faleminderit,” i shkruan ajo.
Iggy Azalea nuk pati shumë për të thënë pasi grimi nuk është pika e saj e fortë.
Millie Bobby Brown e konsideroi videon tepër argëtuese dhe zgjodhi blushin e Charlotte Tilbury duke e lënë në dorën e James Charles tonalitetin e ngjyrës.
Kim, tepër entuziaste, preferoi paletën e saj të syve, “Sooo Fire”.
Kylie po ashtu u përgjigj menjëherë,
ndërsa Shawn Mendes u zhduk me stil.
Natyrisht që disa njerëz nuk iu përgjigjën YouTuberit, si Bella Hadid, Cardi B, Lady Gaga, dhe J.Lo. Por gjithsesi, njerëzit kanë edhe punë të tjera.
Për rezultatin final të grimit, shihni videon.