Celebrity

Kate Middleton ka bërë botoks? Reagon Pallati Mbretëror

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2019

Kate Middleton ka bërë botoks? Reagon Pallati Mbretëror

Doktori plastik i klinikës "Dr. Medi Spa" në Londër postoi dy foto të dukeshës së Cambridge-it, të cilat tashmë rezultojnë të fshira.

“Kate ynë e do ‘baby botoks’, shkroi ai shoqëruar me dy foto të 37-vjeçares. Në foton e parë, Kate duket paksa e lodhur dhe vihen re shenja të rrudhave në pjesën e ballit, ndërsa në të dytën jo. “Vini re zvogëlimin e vijave të rrudhave në ballë,” vë në dukje mjeku.

Kate Middleton ka bërë botoks? Reagon Pallati Mbretëror

Në një deklaratë për New York Post, një përfaqësues i Pallatit të Kensington-it mohoi zërat duke theksuar se “në mënyrë kategorike nuk është e vërtetë. “Përveç kësaj, Familja Mbretërore nuk e miraton përdorimin e imazhit për veprimtari tregtare,” shtoi ai.

(Shën.red. Botoksi redukton përkohësisht funksionin e muskujve që shkaktojnë shprehi të ndryshme si zemërim, trishtim, gëzim, habi etj. Ndryshe nga botoksi klasik, baby botoks aplikohet në sasi më të vogla në vende të shumta për të “paralizuar” muskujt. Baby botoks krijon një pamje më natyrale).

E pyetur nëse Kate Middleton është kliente e klinikës që ndodhet 10 minuta larg Pallatit, menaxherja e marketingut Sammy Curry tha për New York Post se “kanë një marrëveshje që u ndalon të zbulojnë klientët e nivelit të lartë. “Ne absolutisht nuk mund të komentojmë nëse ka ardhur ose jo te ne”.

Curry shtoi se fraza “Kate ynë” në deklaratën e mjekut i referohet Kate-t të Britanisë së Madhe, jo Kate-t të klinikës.