Social Buzz

Ç'mendojnë njerëzit kur shohin foton tënde të profilit?

Shkruar nga Anabel

25 Korrik 2019

Ç'mendojnë njerëzit kur shohin foton tënde të

Ju mund të shpenzoni sa kohë të doni për të zgjedhur foton më të bukur dhe më pas për ta vendosur atë në profil të Instagram-i a Facebook-ut, por në fund zgjedhja është e ditur. Do të zgjidhni atë që shpreh më shumë detaje të personalitetit tuaj; me ose pa vetëdije.

Kjo zgjedhje, përcjell edhe atë që të tjerët shohin tek ju! Ç’mendojnë ata kur shohin foton tuaj të profilit?

Ç'mendojnë njerëzit kur shohin foton tënde të

Nëse keni vënë si foto profili fytyrën tuaj të buzëqeshur: Ju e dini mirë se çfarë presin njerëzit prej jush dhe si duhet të silleni në situata të caktuara.

Ç'mendojnë njerëzit kur shohin foton tënde të

Nëse në foto profili keni dalë me njerëz të tjerë: Me shumë gjasa jeni një njeri shumë ekstrovert e i shoqërueshëm. Këto lloj fotosh profili janë shpesh edhe tregues të një moshe të re.

Ç'mendojnë njerëzit kur shohin foton tënde të

Nëse fytyra juaj nuk duket: Nëse zgjidhni poza ku fytyra juaj është e fshehur apo nuk duket mirë, tregon që jeni natyrë e hapur ndaj gjërave të reja, jo tradicional dhe jo konformist. Mbështeteni kryesisht tek parimet tuaja.

Ç'mendojnë njerëzit kur shohin foton tënde të

Nëse fotoja juaj e profilit është e rrëmujshme: Shumë elementë, ngjyra, objekte në të njëjtën foto, që krijojnë përshtypjen e një rrëmuje, flasin për një njeri të relaksuar, që nuk merret me vogëlsira. Po kështu edhe për ato foto ku sfondi nuk është ‘perfekt’, por ka shkarravina, mure të rrënuar apo ndonjë detaj tjetër që njerëzve të tjerë nuk do t’u shpëtonte.

Ç'mendojnë njerëzit kur shohin foton tënde të

Nëse fotoja juaj ka aq shumë dritë, sa mezi duket fytyra: Jeni një njeri që dëshiron të pëlqehet, dhe i përshtatet të tjerëve, më shumë se vetes.

Ç'mendojnë njerëzit kur shohin foton tënde të

Nëse fotoja juaj është e errët, dhe fytyra juaj është shumë afër kameras: Jeni një njeri i prirur ndaj fiksimeve dhe xhelozisë, si edhe bini shpejt pre e stresit dhe presionit.