Prej disa ditësh, qarkullon lajmi se Cole Sprouse dhe Lili Reinhart i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas dy vitesh. Por gjejeni çfarë?!
Vetëm pak minuta më parë aktorja postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto të saj dhe Cole Sprouse ku shkruante: “Një burim shumë i besueshëm konfirmon të gjithë ju dini një m*t!”
View this post on Instagram
Wow! A kishte mënyrë më interesante për të hedhur poshtë zërat e ndarjes? Brenda pak sekondash, ndjekësit nuk u kursyen në komente, më të lumtur se kurrë që protagonistët e “Riverdale” janë akoma bashkë.
Nga lindën zërat e ndarjes?!
“Lili dhe Cole u ndanë në fillim të kësaj vere,” tha një burim për E! Neës. “Ata nuk po jetojnë bashkë gjatë xhirimeve të këtij sezoni të Riverdale.”
U tha gjithashtu se janë përpjekur të qëndrojnë larg njëri tjetrit gjatë kësaj kohe, por asnjë nga këto deklarata s’është e vërtetë!
Dyshja duken më të lumtur se kurrë!