Celebrity

Bisedat që tronditën internetin: Fotografët e famshëm abuzojnë me modelet

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2019

Bisedat që tronditën internetin: Fotografët e famshëm

Mendoni për pak çaste sikur jeni model/e dhe ju jepet mundësia të bashkëpunoni me një fotograf që ka punuar më parë me Ariana Grande-n, Kim Kardashian, Kanye West dhe shumë e shumë personazhe të tjerë të njohur. Tani imagjinoni sikur ky fotograf bie dakord që t’ju realizojë një set fotografik, falas mbi të gjitha, nëse ju i dërgoni foto nudo.

Bisedat që tronditën internetin: Fotografët e famshëm

E gjithë ngjarja që po bën bujë nëpër media nisi kështu:

Bisedat që tronditën internetin: Fotografët e famshëm
Sunnaya Nash

Marcus Hyde është një fotograf tepër i njohur në rrethin e personazheve të famshëm, i cili ka punuar me Kim Kardashian, Kanye West, Ariana Grande etj. Emri i tij po qarkullon kudo pasi modelja Sunnaya Nash postoi screenshot të bisedës së tyre.

Siç mund ta lexoni në vijim, Sunnaya kërkon të realizojë një set fotografik me Hyde. Ai i thotë se setet nudo janë falas, por ajo duhet t’i dërgojë paraprakisht foto lakuriq. Modelja nuk pranon të dërgojë foto nudo, por i thotë se është dakord që të pozojë me të brendshme ose pjesërisht nudo. Fotografi i shkruan më pas se seti kushton 2000 dollarë. “Thjesht sepse nuk të dërgova foto nudo përpara setit fotografik?” e pyet modelja. “Po. Duhet të shoh nëse ja vlen” i përgjigjet ai. Sunnaya refuzon të dërgojë foto para setit, ndërsa Hyde e mbyll bisedën duke i thënë “gjej dikë tjetër, unë do të merrem me yjet”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diet Prada ™ (@diet_prada) on

Instagrami, në mënyrë të pashpjegueshme, e fshiu postimin e modeles, por mund ta lexoni te @Diet_Prada, ku edhe mori më tepër vëmendje rasti në fjalë.

Bisedat që tronditën internetin: Fotografët e famshëm

Fill pasi u bë publike, Ariana reagoi duke shkruar:

“Sapo lexova disa detaje tronditëse dhe më të vërtetë zemërthyese. E urrej faktin që kjo është një bisedë, por ju lutem mos xhironi me fotografët që ju bëjnë të ndiheni në siklet ose ju bëjnë të ndiheni të detyruara të hiqni rrobat. Nëse ju thonë se duhet të paguani më shumë para nëse qëndroni të veshura, kjo është me të vërtetë e ndyrë. Ju premtoj që ka shumë fotografë të respektueshëm, të këndshëm dhe të talentuar. Urrej të dëgjoj për këto gjëra. Më vjen keq që dikush e përjetoi diçka të tillë.”

Bisedat që tronditën internetin: Fotografët e famshëm

Edhe Kim Kardashian reagoi po ashtu:

“Kam qenë duke lexuar të gjitha mesazhet dhe historitë që lidhen me sjellje të pafalshme të fotografit që kam punuar. Përvoja ime personale me të ka qenë gjithnjë profesionale dhe jam thellësisht e tronditur, e pikëlluar dhe e zhgënjyer se vajzat kanë përjetuar një gjë të tillë. Unë përkrah të drejtat e çdo gruaje për të mos u ngacmuar, për të mos u vendosur në presion për gjëra që nuk ndihen rehat. Nuk mund ta lejoj këtë sjellje dhe do të duartrokas gjithë ato që flasin hapur.”

Fotografi bëri privat Instagramin e tij pas reagimit të ashpër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diet Prada ™ (@diet_prada) on

Po kështu një tjetër rast i ngjashëm u bë publik, ku një modele akuzoi fotografin turk Timur Emek, që ka punuar edhe me Victoria’s Secret. Ai bën vetëm sete fotografike me pagesë, por nëse modelet nuk duan të paguajnë, duhet të ndjekin rregullat e tij që konsistojnë në foto nudo, biseda në WhatsApp dhe takime.

 

Burimi: Cosmopolitan, BuzzFeed dhe Fox News