Genc Prelvukaj, 15 vite më i madh se Eni, ka qenë i martuar më parë, martesë nga e cila ka edhe një djalë adoleshent, Gjinin. Ndonëse është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes mediatike, Genci hera-herës ka publikuar foto me të birin, sot 14-vjeçar.

Nisur nga divorci i mëparshëm, nëpër media është përfolur edhe se prindërit e Eni Koçit nuk kanë qenë dakord për lidhjen e tyre, thashetheme të cilat çifti i hodhi poshtë në “Xing me Ermalin”. Prelvukaj theksoi se ka një raport shumë të mirë me prindërit e partneres.
Sipas Bordo, Eni dhe djali i Gencit, Gjini, kanë një raport shumë të mirë, madje ndiqen edhe në rrjete sociale me njëri-tjetrin.
Eni dhe Genci u konsideruan të lidhur nga mediat në një kohë kur nuk ishin njohur mirë. Pas zërave që qarkulluan për pak kohë, këngëtarët pranuan lidhjen në eventin e përvitshëm “Op Labi Party”. Të ftuar në “Xing me Ermalin” në shkurt të këtij viti, të dy folën ndër të tjera edhe për planet e dasmës.