Health News

Krimbi parazit shëtit në trurin e burrit për 4 vite

21 Nëntor 2014

Krimbi parazit shëtit në trurin e burrit për 4 vite

Një seri skanerash që i janë bërë trurit të një burri në Angli, tregojnë rrugën që një krimb parazitar ka bërë në trurin e tij. Në rastin e parë të këtij lloji në Angli, krimbi 1 cm i gjatë ka lëvizur 5 cm nga ana e djathtë në anën e majtë të trurit në në hark kohor prej 4 vitesh. Krimbi Spirometra erinaceieuropaei që e ka origjinën nga Lindja e Largët, është tepër i rrallë dhe që nga viti 1953 janë regjistruar vetëm 300 raste. Ai shkakton humbje kujtese, kriza dhe dhembje të forta koke.

Krimbi është hequr nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale dhe  rezultoi të ishte një tip beninj. Nëse do të ishte lloj më agresiv, do të kishte lëshuar vezë, të cilat duke u rritur, do të ushqeheshin me trurin e pacientit.

 

Burimi: Daily Mail