Në botën e çifteve të Hollywood-it, Scarlett Johansson dhe Colin Jost janë treguar goxha privatë, por gjërat vështirësohen kur del në publik me një unazë që kushton më shumë se një shtëpi. Scarlett ishte e pranishme në Comic-Con gjatë fundjavës për të marrë pjesë në një panel të Marvel që njoftonte realizimin e një filmi për Black Widow dhe unaza e saj u ra në sy fansave, kryesisht sepse është masive.
Rrethi vetë është ngjyrë kafe e çelët, ndërsa diamanti 11-karatësh. E gjitha kushton $400,000 sipas një eksperti që foli për Page Six. Për një person normal, një diamant i madh është 2.4 karatë. Merreni vetë me mend sa i madh është guri.
Scarlett dhe Colin u lidhën në 2017-n, edhe pse kanë më shumë se 10 vjet që njihen. Ata konfirmuan romancën në ceremoninë e çmimeve Emmy në 2017-n dhe tani po planifikojnë një dasmë bashkë.
Pa e zgjatur më tej, ja ku është unaza. Ruani qetësinë.
Raportohet se unaza u krijua nga Taffin’s James de Fivenchy, që është nipi i themeluesit të Givenchy, Hubert de Givenchy.
View this post on Instagram