Pranverën e këtij viti, aktorja Eliza Dushku konfirmoi për E! News se është shtatzënë për herë të parë me bashkëshortin e saj, Peter Palandjian. Vetë, pak orë më parë dhe pak ditë para se të lindë, ajo bëri publike gjininë e fëmijës.
“Pak ditë para lindjes së djalit tim,” shkruan ajo në një portret familjar ku pozon me Peter dhe qenin e tyre. Fotoja është realizuar nga Fadil Berisha.
View this post on Instagram
Eliza dhe Peter u martuan në gusht të 2018, në një ceremoni të fshehtë. Peter Palandijan është president i “Intercontinental Real Estate Corporation” me qendër në Boston, kompani që është themeluar nga i ati. Palandijan është baba i 4 fëmijëve që kanë ardhur në jetë nga lidhjet e tij të mëparshme.
Aktorja u rikthye në qendër të vëmendjes vjet dy herë. Në janar të 2018-s foli për ngjarjen traumatike në sheshxhirim kur ajo ishte vetëm 12-vjeçe. Një dublant 36-vjeçar, pjesë e kastit të “True Lies,” abuzoi seksualisht me të. Ndërsa në dhjetor të po të njëjtit vit, paditi dhe fitoi kundrejt CBS pasi u ankua për ngacmim seksual në sheshxhirimin e serialit “Bull.”