Celebrity

Me një puthje në jaht, vajzat konfirmojnë se janë sërish bashkë

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2019

Me një puthje në jaht, vajzat konfirmojnë se janë

Kristen Stewart dhe modelja Stella Maxwell i bënë të gjithë të mendonin se ishin sërish bashkë kur filluan të fotografoheshin nga paparacët me dhjetëra herë në fund të majit dhe në qershor. Dyshja dukej e shoqërore në të gjitha fotot, por romanca ndihej në ajër, gjë që u bë më e qartë se kurrë këtë javë.

Të mërkurën pasdite, Kristen dhe Stella u fotografuan teksa putheshin në një jaht në gjirin Amalfi në Itali.

Ato udhëtuan bashkë drejt Italisë. Paparacët i fotografuan bashkë në aeroportin JFK në New York City më 8 korrik.

Dyshja filloi të dilte në 2017-n dhe u ndanë në dhjetor të 2018-s, pasi filluan të mos binin dakord për shumë gjëra. Më pas, Kristen u shpërngul në Gjermani për të filmuar “Charlie’s Angels” dhe kuptuan se lidhja kishte marrë fund dhe të dyja kishin nevojë për një ndryshim.