Jeta e Meghan Markle në familjen mbretërore s’ka qenë dhe s’është e thjeshtë. Martesa e saj me Princ Harry-n dhe lindja e Archie-t janë ndeshur me komente negative nga familja e saj e nga tabloide të ndryshme që vënë në dyshim reputacionin e saj. Shumicën e rasteve, Meghan është treguar e matur dhe s’ka reaguar, por gjatë premierës së The Lion Kign në Londër të dielën, ajo tha diçka që me shumë mundësi i referohet dramave mbretërore.
Gjatë premierës, Meghan dhe Harry takuan Beyonce-n dhe producentin dhe muzikantin, Pharrel Williams.
“Jam shumë i lumtur për martesën tuaj,” i tha Pharrell çiftit. “Dashuria është e mrekullueshme. Është fantastike. Mos e merrni kurrë për të mirëqenë, sidomos në kohët e sotme. Thjesht doja t’ju thoja që ka shumë domethënie për ne. Seriozisht. Është domethënëse. Po brohorisim për ju.”
“Faleminderit,” i përgjigjet Meghan. “S’na e lehtësojnë aspak punën.”
Nuk e dimë kush veçanërisht s’po ia lehtëson punën Meghan, por duke marrë vështirësinë e martesës së saj në kontekst, është thuajse e pamohueshme që thashethemet dhe spekulimet luajnë një rol madhor.