Përgjatë viteve, njerëzimi ka mundur të shënojë rekorde të njëpasnjëshme. Sidoqoftë, potenciali ynë është i lidhur ngushtësisht me disa parime shkencore duke nënkuptuar kështu se shumë gjëra nuk janë të mundura (pothuajse të pamundura). Ose keni lindur me një talent të rrallë, ose përndryshe jeni si gjithë pjesa tjetër.
Të palosësh fletën 8 herë: Letra A4 nuk mund të paloset më shumë se 7 herë
Programi shkencor australiano- amerikan “MythBusters” kreu një eksperiment dhe doli në përfundimin se palosja për herë të tetë është e pamundur. Ju keni ndonjë ide tjetër?
Të përkulësh gishtin e vogël pa lëvizur gishtin e unazës
Gishtërinjtë janë tejamse të lidhur me njëri- tjetrin. Kështu teksa përpiqesh të kryesh diçka me njërin prej tyre, detyrimisht reagojnë edhe të tjerët.
Të lëvizësh veshët
Te krijesat stërgjyshërore, pra te paraardhësit tanë, lëvizja e veshëve ishte diçka mëse normale, një tipar ky që me kalimin e kohës doli nga funksioni. Sot, ka ende persona që mund ta kryejnë diçka të tillë, ndërkohë që pjesa tjetër duket se e ka të pamundur ta mësoja ta bëjë (duhen vënë në punë tre muskul, para, pas dhe sipër veshëve). Sidoqoftë praktikohuni, ku i dihet.
Të lëpish bërrylin
Pjesa dërrumuese e njerëzimit e ka të pamundur ta realizojë diçka të tillë. Vetëm nëse je bekuar me krahë të shkurtër dhe një gjuhë të gjatë.
Të flasësh teksa merr frymë: provoje!
Akordet janë porsi një flaut. Për të mundësuar komunikimin ju duhet ajri që kalon prej tyre, me qëllim realizimin e dridhjeve dhe tingujve. Ju mund të prodhoni tinguj edhe gjatë marrjes frumë por e gjitha do tingëllojë çuditshëm.
Të gëlltisni një lugë me kanellë
Kanella përmban disa substanca që shkaktojnë ndjesinë e mbytjes. Kështu më mirë të mos e teproni me të.
Të mbani frymën (do të merrni sërish frymë instiktivisht)
Të thyeni vezën në këtë pozicion
Në një pozicion të tillë presioni shpërndahet në të gjithë sipërfaqen e vezës, çka shkakton më pak tension në levozhgë.