Andej nga maji, u publikua një shkrim këtu në Anabel që niste me fjalinë “një në tre postime në Instagramin e Keisit është dedikim për Stresin.” Për çudi, kjo fjali nuk vlen më sot.
Keisi Lushaj (ose ndoshta thjesht Keisi) ka fshirë nga llogaria e saj në Instagram gjithë fotot që kishte me bashkëshortin e saj, Stresin. Madje, edhe emri në krye të llogarisë, pra Keisi Lushaj, nuk është më. E vetmja gjë që ka mbetur është kjo foto e kopertinës që çifti realizoi për Revistën Who.
View this post on Instagram
Po ashtu, në Instagramin e Stresit s’ka asnjë shenjë të Keisit.
Ndoshta këtu thellohen dyshimet, ndoshta jo, por asnjëri s’e ndjek tjetrin në Instagram. Sidoqoftë, Stresi s’e ndiqte Keisin që më parë, kështu që fare mirë mund të mos jetë fakt domethënës.
Fotoja e fundit e postuar nga Keisi ka si përshkrim “falu dhuratën e mungesës sate atyre që s’e vlerësojnë praninë tënde.”
View this post on Instagram
Ndërkohë Stresi bën Bottle Cap Challenge me shokët.
View this post on Instagram
Gjëra të dyshimta vërtet, por s’i dihet në janë ndarë a jo. Fundja Instagram është.