Blendi Fevziu, vajza e tij, Mishel, dy fëmijët e Aleksandër Frangajt, Emi dhe Frenki dhe djali i Samir Manes, Andi, arritën të ngjisin shtegun Incas që të çon në majë të Machu Picchu, një prej shtatë mrekullive të botës. Në fotot e postuara në Instagramin e Fevziut, vihet re se pesëshja u sigurua të merrte një flamur shqiptar me vete, për ta shpalosur atje.

Sipas agjencive të ndryshme që mundësojnë udhëtime në Machu Picchu, rruga në këmbë deri në majë zgjat katër ditë dhe çdo ditë duhet ecur rreth 6-7 orë. Për referencë, mund të shihni këtë video të YouTuber-it Casey Neistat që bën pikërisht të njëjtën rrugë me djalin e tij adoleshent.
View this post on Instagram
Në të djathtë të Fevziut ndodhet vajza e tij, Mishel dhe ngjitur saj, Emi Frangaj. Vëllai i Emit, Frenki duket se është rritur e zbukuruar. Ndërsa Andi Mane, një version i ri i të atit.
Machu Picchu, që shqiptohet Maçu Pikçu, ndodhet në Peru dhe besohet të jetë ndërtuar për perandorin inkas, Pachacuti.