Showbiz dhe TV

Luana është më ekstra se kurrë në klipin e ri

Shkruar nga Anabel

13 Korrik 2019

Luana është më ekstra se kurrë në klipin e ri

Momente më parë, siç u paralajmërua, u publikua bashkëpunimi i parë ndërkombëtar i Luana Vjollcës. Faydee – të cilin e njihni kryesisht nga “Can’t Let Go” dhe “Laugh Until You Cry” – performon përkrah Luanës “Yalla Habibi” në një video tipike verore.

Kënga është... ritmike. Po e vendosim këtu poshtë që të krijoni mendimin tuaj.

Luana shfaqet më ekstra se kurrë. Si fillim e shohim me një fustan të shkurtër portokalli, me një lule me po të njëjtën ngjyrë në shpatull, çizme të larta mbi gju me print gjarpëri, flokë të gjatë me kaçurrela të imëta dhe syze.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Pastaj del nga vetja me një kostum të gjerë, pantallonë dhe xhaketë, me flokë të drejtë biondë, baluke (!!!) dhe syze.

Luana është më ekstra se kurrë në klipin e ri

Luana është më ekstra se kurrë në klipin e ri

Dhe look-u i fundit, Luana në ujë, me diçka që ngjan si trupore seksi lejla, shoqëruar me buzë në të njëjtën ngjyrë, flokë të lëpirë dhe sigurisht, syze futuristike.

Luana është më ekstra se kurrë në klipin e ri

A është faux pas të këndosh pa syze?

Kjo këngë, dhe si rrjedhim mënyra si duket Luana, dallon nga projektet e fundit që anonin drejt muzikës popullore. Por, fundja, Luana ka bashkëpunuar me Dj Blunt dhe Real 1, me Ghetto Geasy, me Bujar Qamilin, Me Danin dhe Faydee. Çfarëdolloj emri mund t’i shtohet kësaj liste dhe askujt s’do t’i bënte përshtypje. Përveç Inva Mulës, ndoshta.