Instagramming

Foto nga xhirimet: Ja VIP-at që do të jenë pjesë e filmit të Bes Kallakut

Shkruar nga Anabel

12 Korrik 2019

Foto nga xhirimet: Ja VIP-at që do të jenë pjesë e filmit

Siç ishte thënë më parë, xhirimet e filmit “Falco” të Bes Kallakut nisën këtë muaj. Përmes disa postimeve në Instagram, janë bërë publikë disa nga personazhet e njohur shqiptarë që do të jenë pjesë e filmit.

Foto nga xhirimet: Ja VIP-at që do të jenë pjesë e filmit

Një ndër ta është aktori i njohur Arben Derhemi. Po kështu Albano Bogdo dhe Olsi Bylyku do të jenë pjesë gjithashtu.

Foto nga xhirimet: Ja VIP-at që do të jenë pjesë e filmit

Ishte blogerja Sara Kolami që zbuloi se është pjesë e xhirimeve të “Falco”, së bashku me Bleona Qeretin dhe modelen amerikane të fitness-it, Nadege Ndjebayi.

Foto nga xhirimet: Ja VIP-at që do të jenë pjesë e filmit

Foto nga xhirimet: Ja VIP-at që do të jenë pjesë e filmit

Duket se regjia do të drejtohet nga vetë Besi së bashku me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn.

Foto nga xhirimet: Ja VIP-at që do të jenë pjesë e filmit

Në një intervistë për “Mirage” muajin e kaluar, Besi tregoi se bëhet fjalë për një film të zhanrit komedi, ku regjia, skenari dhe personazhi kryesor mbajnë vulën e tij. Do të ketë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Italia e ndërsa Besi do luajë rolin e skifterit të famshëm.