Celebrity

Nëna e Bebe Rexhës e urren këngën e saj të re: ‘Them gjëra që nuk dua t’i them’

Shkruar nga Anabel

12 Korrik 2019

Nëna e Bebe Rexhës e urren këngën e saj të re:

Bebe Rexha do të publikojë së shpejti një këngë të re, e cila nuk është aspak e preferuara e nënës së saj, përkundrazi. Kënga quhet “Mama” dhe do të përmbajë tekste “të errëta” dhe “të thella”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Pas performancës në Isle of MTV në Maltë, Bebe tha për Irish Examiner se nëna e saj e urren këngën. “Ajo më thotë se i pëlqen meloditë, por jo tekstet e mia,” shtoi këngëtarja.

Nëna e Bebe Rexhës e urren këngën e saj të re:
Bebe dhe nëna e saj, Bukurije Rexha

Po kështu, “ka një rresht në këngë ku them se prindërit e mi do ta urrejnë këtë këngë,” u shpreh më pas ajo. “Unë mendoj se për aq kohë sa jemi të sinqertë me veten, nuk ka asgjë për të humbur, sepse të paktën jemi të vërtetë me veten tonë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Bebe e përshkroi projektin e ri si “të çmendur”, por “të vërtetë” duke shtuar se është e frikësuar për mënyrën si do pritet nga të tjerët. “Jam e frikësuar. Kënga thotë gjëra që unë nuk dua t’i them,” përfundoi ajo.

Nuk është hera e parë që Bebe Rexha ka ngacmuar me tekstet apo videoklipet po aq sa nuk është hera e parë që prindërit nuk bien dakord me artin e saj. Në shkurt të këtj viti, pas publikimit të “Last Hurrah”, Bebe publikoi në Instagram një screenshot të bisedës me të atin, i cili e kritikonte ashpër për videoklipin e “Last Hurrah”. “Ti bën mirë të ndalosh së postuari pornografi, sepse po më sëmur. Nuk mundem më. Nuk dal dot në publik sepse ndihem i turpëruar. Jam shumë i mërzitur me ty. S’mund ta besoj," i shkroi ai.

Nëna e Bebe Rexhës e urren këngën e saj të re:
Bebe dhe i ati, Flamur Rexha

Videoja e “Last Hurrah” është e mbushur me pamje erotike, përfshirë këtu Bebe Rexhën që tenton të joshë një prift.

Nëna e Bebe Rexhës e urren këngën e saj të re:

“Nuk do të kërkoj falje që po bëj art. Arti për mua është i bukur – djemtë puthin djemtë, vajzat puthen me vajzat etj. Vetëm nëse videon e publikon një reper është ok. Të vetmit që i kërkoj ndjesë nëse e kam fyer në ndonjë mënyrë është Zoti. E shkrova këtë këngë me gjithë zemër. Doja të tregoja si ne të gjithë po luftojmë kundër tundimeve. Askush nuk është perfekt. Zoti krijoi seksin. Dhe mua më pëlqen seksi," shkroi ajo në Twitter pasi u publikua videoklipi.