Ish- e dashura e Michael Jackson-it, Tatum O'Neal ka deklaruar se nuk është befasuar aspak nga akuzat që rëndojnë mbi ikonën e muzikës, për abuzim seksual të fëmijëve.
Aktorja, e cila e takoi Jackson- in në moshën 12- vjeçare tha se ndonëse vetë personalisht nuk ka parë asgjë “është e vështirë të mos i besosh ata djema” të cilët zgjodhën të rrëfeheshin në seritë e dokumentarit “Leaving Neverland”.
Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në “Good Morning Britain”, 55- vjeçarja pohoi se akuzat në fjalë nuk e tronditën asapak, pasi ka “kaq shumë gjëra të neveritshme në Hollywood që tani fillojnë të zbulohen ngadalë”.
Në 2004- n, Tatum publikoi një autobiografi me detaje nga miqësia e saj me artistin, kur ajo ishte 12 dhe ai 17. Tatum zbuloi se Jackson dëshironte të kishte mes tyre një marrëdhënie më intime , por ajo nuk ishte gati.
"Isha vetëm 12 vjeç dhe aspak gati për një takim të vërtetë ...
Ajo e përshkroi marrëdhënien si "një miqësi vërtet të mrekullueshme" ku ata "flisnin në telefon gjatë gjithë kohës". Jackson gjithashtu foli për lidhjen e tyre në vitin 2001, duke thënë: "Isha, si në qiell. Ishte gjëja më magjike. "
Por rikthehemi te dokumentari shokues. "Leaving Neverland" bazohet në intervistat e Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët pohojnë se Michael Jackson ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë.

Dokumentari është një bashkëprodhim i kanalit televiziv britanik Channel 4 dhe Home Box Office (HBO). Për herë të parë, u shfaq në Sundance Film Festival në 25 janar, 2019. Dan Reed është regjisori dhe producenti. Për më shumë lexoni këtu.