Për të gjithë ata që gjenden para dilemës *të marr apo të mos marr bukë me vete në plazh*, shefi i kuzhinës Renato Mekolli ka diçka për t'ju thënë.
View this post on InstagramBëni kujdes ku hani të dashur miq kur shkoni në plazh.Ose,bukë me vete si chefi (nëse mundeni)
"Bëni kujdes ku hani të dashur miq, kur shkoni në plazh. Ose bukë me vete si chef- i (nëse mundeni)." shkruan Mekolli në një postim në Instagram.
Ç'është e drejta, të shumta janë rastet e helmimit në sezonin veror për shkak të temperaturave të larta dhe nivelit të ulët të higjienës, në kuzhinat e restoranteve të ndryshme. Nëse nuk mundeni të përballoni një vend me standarde dhe cilësi të lartë ushqimore, merrni diçka me vete.
Fruta, lëngje të shtrydhura, sallatra ose vakte të vogla të ndërmjetme.