Ky sezon është pushtuar nga bashkëpunimet muzikore (i fundit Elvana Gjata dhe Capital T me këngën “Fustani”).
Në një kohë kur Luana Vjollca solli projektin “Sonte” me Danin, apo “Moj bjondinë me sytë e zi” me TNT- në, mësohet se moderatorja është gati për një duet të radhës. "Prive” raporton se Vjollca do të publikojë së shpejti një këngë të re me Shpat Kasapin, videoklipi i së cilës tashmë është xhiruar.
Ky lajm vjen disa ditë pasi u zbulua se Luana do të sjellë një projekt edhe me Fifin.
Po kështu, nga momenti në moment edhe Dafina Zeqiri do të publikojë këngën e fundit, që zbulohet se është bashkëpunim me një reper të njohur të estradës. Se kush, mbetet mister.
Ndërkohë pritet të hidhet në treg edhe projekti Tayna- Azet ( reper shqiptar që jeton në Gjermani), ku realizimi i projektit u shty për shkak se menaxheri i Azetit, Sefa Kaya humbi jetën javën e shkuar, në një aksident në rrugën Prishtinë- Ferizaj.