Si thoni për pak muzikë të mirë?
Ariana Grande, Thank U, Next – 8 shkurt
“Thank U, Next” është albumi i pestë i Ariana Grande-s i krijuar mes ndjesive personale, duke përfshirë vdekjen e ish-të dashurit Mac Miller dhe ndarjen nga Pete Davidson. Pas publikimit, albumi u rendit në vend të parë në shumë vende të botës duke thyer shumë rekorde dhe duke u renditur në krye të klasifikimeve të ndryshme.
Bad Bunny and J Balvin, Oasis – 28 qershor
“Oasis” është një bashkëpunim mes J Balvin dhe Bad Bunny, të cilët bashkëpunuan më parë në këngën “I Like It” të Cardi B. Këngëtarët e cilësojnë “Oasis” si një album me ritme freskuese dhe qetësuese.
Billie Eilish, When We All Fall Asleep, Where Do We Go? – 29 mars
“When We Fall Asleep, Where Do We Go” është albumi debutues i Billie-t dhe përbëhet nga këngë elektropop me detaje të muzikës trap. Pas publikimit, albumi u vlerësua shumë nga kritikët dhe u rendit menjëherë pranë emrave të njohur prej kohësh.
Solange, When I Get Home – 1 mars
“When I Get Home” është albumi i katërt i Solange që vjen pas “A Seat at the Table” që eksploron qytetin e lindjes së saj, Houston, Texas. Albumi u realizua përmes disa bashkëpunëtorëve si John Key, Pharrell, Jamire Williams etj.
Baroness, Gold and Grey – 14 qershor
“Gold & Grey” është albumi i pestë i grupit heavy metal “Baroness”. Në Metacritic – një faqe që grumbullon vlerësime të kritikëve të muzikës – albumi arriti një rezultat 91/100.