Letra 1
Nje rastesi e bukur: pershendetje,se di nese vlen per temen kjo qe po shkr por po e provoj 1 her,nje kusherire pati lene takim tek dentistja & m tha mua ta shoqeroja,nfillim i thash jo,por te nesermen 10 min para se t'nisej x atje ndryshova mendje,kur shkova aty sa hapa deren e klinikes me doli perpara nje vajze (ishte 17-18 vjece)me sh se e pashme dhe e thjeshte pa patinime e kshu gjerash,ishin sh njerez aty & po bisedonim tgjith si n'grup aty shkembeva ca fjale me sh x te qeshur,me plq dhe mu duk sikur dhe ajo me plq mua,mbaruam pune aty & kur dola mora ntel 1 kusheri, u takova me te & kur u takuam mtha qe hajde shkojm ne lloto,kur shkuam aty po e pyesja per ate vajzen & nderkoh bera & un 1 bilete kot mkot.E mora fb e asaj i shkr & smu pergjigj, nga darka bileta u kap (cunat e marin vesh)& i shkr asaj '' sa me fat qe qenke'' & me ktheu xgj, filluam te fls,mua me plq qe ne fillim & thash te jem i sinqerte se mu duk vajz e mire & ja shpjegova se cf qellimesh kisha me ate,serioze kpt.Me idene se sa te mbaronte shkollen ajo ishte tamam koha qe cdo gje te zyrtarizohej, kur i kerkova nr e tel (qe te njiheshim me sh) filloi me keto gjerat jam e vogel,do vazhdoj shkollen,si ta jap nr,un ste njoh,ca do thote familja etj etj si mbushej mendja & me thoshte qe ms ti shkruaja por une vazhdoja se e dija qe ja vlente se e pashe qe nk ishte e djallezuar,nk ishte mendjemadhe edhe pse e dinte veten se si ishte, une kembengula kembengula deri sa me tha qe ka sh gjera se perse une smund te te shkr ty,por un se lash me kaq vazhdova perseri derisa me tha qe kishte disa muaj qe kishte filluar te falej & kishte deshire qe 'burrin' ta kishte mysliman & mire do ishte te falej & ai. Aty sikur mu prene krahet nuk e kisha fare problem ate gje por nganjeher me pelqente si ide nganjehere kisha frike ms behej fanatike duke ditur qe dajat i kam te krishtere,une e lexoj kuranin por nk falem,jam perpjekur disa here po nk di,i kerkova ndihme meqe me ate ndihesha mire dhe flisja lirshem, por me tha qe duhet ta ndiesh te falesh jo ta besh per mua.ajo gje dihet qe cdo njeri e ben x veten e vet,vazhdova ti shkr, edhe pse i kisha thene shume here me bej block nese sdo qe te tshkruaj,sme bente block deri sa i thashe 'une e di se pse sme ben block' dhe atehere me beri block.aty me rri mendja & tn qe po shkr,tek ajo, se di a duhet te vazhdoj dhe me ta kerkoj apo ta le me aq. Se di a ma ndryshoi jeten por per gati 1 muaj po.ishte sh e bukur x te qene e vertete. anonim pls.
Letra 2
Rastesia qe me ndryshoi jeten. E dashur Anabel po tregoj dhe une historine time lidhur me temen qe me ka ndodhur para 7 vjetesh. Kisha takim me nje shokun tim i cili ishte i huaj dhe po e prisja ne rruge para shtepise qe te me merrte. Makina ndalon, une hyj ne makine dhe direkt pa e pershendetur filloj ti them anglisht se pse ishte vonuar e qe me la ne te ftohte. Ai nuk po pergjigjej, kur kthej koken shoh qe ai nuk ishte shoku im por nje i panjohur qe nuk e kisha pare kurre. U shtanga! Kisha ngaterruar makine por nderkohe ai e kishte nisur makinen dhe ishim afer qendres. Duke qeshur i kerkova falje dhe iu luta te me kthente mbrapsht por ai nuk pranonte as te me kthente ku me mori as te ndalonte nese nuk i jeoja numrin e telefonit. Normal u detyrova tja jepja. Sot ky djal qe rastesia me beri ta njihja ne nje situate aq te sikletshme por humoristike, eshte babai i Denaldes sone te vogel qe mbushi 2 vjec dje. :)) Flm po e postove.
Letra 3
Rastesia qe me ndryshoi jeten Vendosa dhe une te marr pjese ketu duke treguar historine time. Gjithcka nis para 3 vitesh,im ate si cdo fillim muaji me jep pagesen e gjimnazit por une si asnjehere tjeter vendos ti numeroj perpara se te arrij ne sekretari. Gjate numerimit me terheq vemendjen nje 10 mije leksh ne te cilen ishte i shenuar nje numer telefoni. Filloj te qesh dhe ja tregoj shoqes time duke thene 'Ja katunaret e djegur'. Fillojme te tallemi te dyja dhe ajo me thote qe ta zevendesojme e 'te tallemi' paksa me kete 'katunarin e djegur' (as vete se kuptoj pse e zevendesuam kur mund ta shenonim numrin ne telefon). Mbaroi mesimi dhe ulemi ne nje kafe,shoqja me kerkon numrin dhe e merr me telefonin tim ne mungese te kreditit ne te sajin. I telefonon dhe ne menyre tallese i flet duke i thene qe 10 mij lekshi ra ne duart e saj por per habine tone marrim nje kunderpergjigje te tipit 'vajze e vogel merru me dike tjeter,nuk e di per c'10 mij leksh po flet' dhe mbyllet telefoni. E riprovojme dhe nuk hapet me. Te dyja e kuptuam qe ai qe na foli nuk ishte nje katunar i djegur sic ne po prisnim.Heqim dore sepse nuk po na prishte pune por si adoleshente qe ishim na dukej argetuese. Gjithsesi per cudi vendos tja regjistroja numrin me shkronjen A. Pas rreth 1 muaji ose me shum vendos ti shkruaj duke i thene 'Ckemi 10 mij lekshi'. Nuk marr asnje pergjigje. Pendohem qe e bera,se kuptova as pse po e merrja mundimin te merresha aq shume me dicka absurde. Pas 3 muajsh,qe une e kisha harruar komplet si muhabet me vjen nje mesazh ne tel 'Pershendetje 10 mij lekshi'. Hezitoj ne fillim ti pergjigjem e me pas i shkruaj 'Pershendetje,te mos e zgjasim me shuaj nje kuriozitet te vetem sepse nuk jm e interesuar te flas me ty. Cne ne 10 mij leksh e jo te paloma? Mu pergjigj duke me thene se gjithashtu nuk ishte i interesuar dhe ne fillim nuk me ishte pergjigjur sepse kishte menduar se isha ndonje nga te shumtat adoleshente qe kalojne kohen duke u marre me lojera telefonike por tani e shtyu kurioziteti te dije se ceshte ky muhabeti i 10mij lekeshit. Mendova se po bente te paditurin e si ktheva me msg. Ne darke me telefonon,ja hap. Fillojme te flasim mjaft ftohte e formalisht(kuptohet). Me betohet qe sdin gje per cfare po flas e ja shpjegoj. Fillon te qeshe dhe me thote se nuk ka lidhje fare me kete gje dhe pse realisht spo me interesonte. Mbyllet telefonata duke menduar se sdo kete tjeter sigurisht. Me beri pershtypje si situate e ai si mashkull. I edukuar,formal e mjaft inteligjent. Pas nje kohe suspance vjen nje telefonate tjeter ,perseri telefonata e komunikime. Me pelqente te flisja me te,ishte mjaft i pjekur dhe me bente te ndihesha mire. Pas 1 muaji vendos ta takoj. Ishte nje djale goxha i pashem dhe per cudi emri i fillonte me A,isha femra e vetme qe i kisha telefonuar x muhabetin e lekut. Mos ishte mrekulli? Ky mendim i imi fluturoi ne cast sepse filluam te hidhnim hipoteza se nga kishte perfunduar numri i tij ne lek e leku ne doren time,gjithsesi s kishte qarkulluar shume,ai jetonte ne Tr une ne Dr xP. Me kalimin e kohes kuptoj se kisha filluar ta pelqej ate djale ,sigurisht pas takimeve te tjera te shumta. Koha kalonte dhe ne fillonim te komunikonim e te dilnim cdo dite. Pas 7 muajsh komunikimesh,daljesh e argetimesh me vjen nje buqete me lule ne klasen time me nje 10 mij leksh brenda ne buqete,ne te cilin shkruhej 'Ne kete date gjete lekun por un gjeta femren e jetes. Deshiron te behesh e dashura ime?' Emocionohem pafund,i telefonoj dhe bertas me te madhe duke i thene qe 'Pooo pranoj'. Pas nje viti ne po te njejten date vendosim te fejohemi e para disa ditesh qe i bjen 2 vjetori yne,mora nje propozim per martese. Kjo eshte mrekullia ime,sdua ta quaj rastesi. Qesharake apo jo,po po un gjeta dashurine e jetes ne nje 10 mij lekesh. P.s Harrova te them qe e zbuluam enigmen e numrit ne lek. Nje mik familjar per shpejtesi i kishte shenuar babit tim numrin e A ne lek sepse im ate interesohej per te blere nje makine dhe A merret me kete biznes. Gjithsesi telefonata nuk u krye kurre . Faleminderit per kohen. Anabel anonim te lutem sepse nuk po ju shkruaj me adresen time. Ju pershendes te gjitheve.
Letra 4
Rastesia qe me ndryshoi jeten mua, eshte dramatike por... Gjithcka ndodhi ne veren e vitit 2011, punoja si bariste ne nje lokal veror ne nje qytet larg qytetit tim ku nuk njihja askend. Kisha vetem nje shoqe ne gjithe qytetin. Nje nate kthehesha vone nga puna, ne kembe, nje makine ndal, nje djale shume fytyre embel me pyet a kisha nevoje te me conte ne shtepi. E di qe do thoni pse pranova por isha sjhume e lodhur dhe thashw shyqyr te me conte ne shtepi. Ate nate me ndodhi fatkeqsia me e madhe e jetes sime, ky djali pa dashur te tregoj detajet se jane te dhimbshme, me perdhunoi e me la ashtu ne rruge. 1 jave nuk dilja nga shtepia, e lashe punen dhe vetem qaja. Me vinte turp dhe neveri nga vetja ime, nga trupi im. Pas 1 jave iu hapa shoqes sime, i tregova gjithcka dhe ajo ke ka marr me zor me ka cuar ne komisariat te beja denoncimin. Pas disa ditesh polici qe me mori deklaraten, e kishte marr numrin tim te te dhenat qe duhet te jepja dhe me telefonon per te me pyetur si jam. Per disa kohe me telefononte, me pyeste si isha dhe kaq. Derisa dalngadale muabetet tona ne telefon nisen te zgjaten e te afrohemi e pelqehemi derisa lindi dashuria mes nesh. E di qe ai mund ta lexoje e ta kuptoj direkt qe kte histori e shkrova une. Dua ti them: faleminderit qe me pranove me ndihmove dhe me riktheve shpresen i dashuri im! Anonim te luteeem!
Letra 5
Rastesia qe me ndryshoj jeten nuk esht si rastet e tjera te publikuara... para 1 viti kur isha 18 vjec rastesisht takova 1 shok,pim kafe dhe ai do shkonte ne kazino e me tha qe tvemi bashk se nk do vonoheshim.shkova me kte shokun ne kazino..shoku im luante ndersa un sdija dhe thash ta provoja njeher..luaj admiral dhe fitoj diku te 200mij lek..me pas fillova te luaja te gjitha lojrat dhe keshtu u fiksova fare vec pas kazinove,shita te gjitha vareset e unazat e familjareve e i thoja qe nuk e di ku jan.lija te gjitha leket qe kisha,fillova te merja borxh madje kam bere dhe vjedhje dyqanesh vetem per lek..ka kaluar 1 vit dhe akoma vazhdoj te luaj aq sa gjith diten atje e kaloj madje familjaret e din se un shkoj nshkoll por ndodh krejt e kunderta,e dashura me la vec per kte arsye dhe ja ku jam mes 4 rrugeve e nuk gjej kurajo per te ndryshuar.anonim te lutem
Letra 6
Prsh Anabel. Kam qene 17 vjece kur nisa te pelqen sh nje djale. Por kuptohet para 10 vitesh une skisha cel, atehere kishin Nokia biznes vetem burrat. Do ti duke qene se djali ishte i afer i kunates sime rastesia beri qe te hipja me mamin ne makinen e tij per tna percjelle diku dhe teksa binte shi e ky fliste me mamin Tim qe ishte e ulur para normalisht, un pas lexoj ne xham nje leter A4 me shkrim dore qe makina shitet dhe me numer telefoni...o zot ate moment kam testuar memorien: duke qene se skisha tel apo leter e kam mesuar permendesh numrin por imagjinoni duke e lex mbrapsht ne nje Nate me shi. Zemra po me dilte apo sishte nr I ngaterruar dhe nje moment hedh syte te pasqyra e mesit e ai teksa mamit Tim si mbyllej goja po me shihte. Thoja me vete do mendoje sa hutaqe jam! Sa shkova neser ne klase I bej sms nga shoqja duke I thene flm qe na cove mbreme. Nga ajo dite u beme te pandare! Ai me tha: kur ti shihje nga dritarja lutesha ishalla po sheh nr e tel. :)) ja pra qe sot tmarresh nje nr tel eshte gjeja me e thjesht, por dikur te dridhej zemra
Letra 7
Rastesia qe me ndryshoj jeten ishte 1 nga rastesit te cilat me kthyen jeten. U diagnostikova me infekson ne veshk dhe ne ate koh isha rreth 17 vjec.Doktoret thoshin qe duhej ta hiqja por njekohsisht duhet te gjeja 1 te 're'. Na gjendja ekonomike nk isha mir duke par sa kushtonte e veshka u munduan te merrnim borxh kerkuam ndihm por ate shum nk e arritem dhe dukej sikur un po behesha me keq sepse isha ne mosh te vogel dhe te jetoja me 1 veshk nk ishte gje aspak e mir por mund te me infektohej dhe tjetra nqs nk beja transplantin.Bem 1 analiz nqs perputhesha me ndonje te antarve te familjes dhe rastesisht nga familja vtm xhaxhai mund te ma dhuronte pasi vtm me ate perputhesha. Dhe nrm nk ja krk te ma dhuronte mua pasi veshka eshte 1 org jetesor shum i rendesishem por nk e besova kur xhaxhai me erdhi n dhom m tha qe do ma dhuronte,ndjeja sikur kisha lindur perseri sepse gjat gjith asaj kohe isha shtrir dhe mendoja gjera t keqija per veten.Transplanti u be dhe un u ktheva jetes se me parshme por me xhaxhain ndodhi e kunderta sepse mbas 2 viteve ai jo se kishte prb qe ishte me 1 veshk por kishte zbuluar qe kishte kancer dhe mbas disa muajve u nda nga jeta.Tn edhe pse nk jeton ai ka 1 pjes te tij ne trupin tim dhe gjithmon e kujtoj si heroin tim.Anonim te lutem.
Letra 8
Pershendetje anabel, jam nje fans i faqes nga pak koh po sonte kisha deshir te ndaja rastesin e jetes time ! Jetoj ne itali prej vitesh punoj ktu. Ndodhi para nje viti, si cdo 22 vjecar dilja mbremjeve e kthehesha von ose ne mengjes ne shpi, dhe nga kjo shum her kam shkuar me vones ne pun. Ate dit u cova von ishte ora 9, ne 8 duhet te isha ne pun, u vesha shpejt e shpejt as syt nuk lava e u nisa per te marr trenin qe me conte ne pun! Hipa siper e u ula ashtu sic isha pergjumesh e po prisja te nisej! Skaloj shum e afer meje kalon nje vajz, diku tek 17 vjec, pash po nuk i dhash shum rendsi kisha hallin e voneses ne pun. Ajo shkoi deri ne fund te vagonit me pa e u kthye mbrapsht u ul tek sedilet perball meje! Shum simpatike po ne at moment as e kisha mendjen aty! Shikoja nga dritarja dhe kur kthej koken ajo po shikonte drejt nga un pastaj ulte koken gjoja merrej me telefonin, kjo ndodhi disa her derisa mterhoqi vemendjen, thash me vete po pa prap do i shkel syrin edhe pse ne at moment sdija ca tjeter me bo. AJO pa prap e un i shkela syrin e i qesha ! Ajo Qeshi, betohem qe ishte buzqeshja me e bukur qe kisha par ndonjeher ju betohem! U gjendem ne nje moment te sikletshem te dy duke qeshur dhe ajo ndrroi vend qe mos tme kishte me perball,po un e ndiqja me shikim e prap i shkelja syrin e qeshnim te dy! Erdhi stacioni ku do zbrisja e ajo zbriti para meje, kthente koken her pas here e me qeshte, doli jasht e un nga mbrapa,ne mes njerzve e humba nuk po e shikoja me! Jasht kishte ardhur nje koleg pune per tme marr ngaqe isha me vones, e kur hipa ktheva koken mbrapa dhe ajo ishte akoma aty duke me par! U PENDOVA ! U pendova qe nuk ndalova ta kisha ftuar per kafe! Shikimi saj e buzqeshja qe kishte me ngelen ne mendje per shum dite derisa u binda qe sdo ta shikoja me! Kaluan disa jav, dhe kur po rrija ne pun hapa Fb e po shikoja fotot, aty mes te tjerave pash nji shoqe qe kishte dal foto me nje vajz bjonde, me terhoqi u bera kurjoz e i hapa per me i pa mo mir, po cte shikoj ishte Ajo! Buzqeshja me e bukur qe kisha par ndonjeher! Direkt i shkruajta ksaj shoqes duke i then ma jep numrin dhe asaj i cova ftes. Nuk ma pranoi, mbase me kishte harruar! Po insistova me fol me te i thash ksaj shoqes qe ta lajmeronte ti thoshte qe jam ai djali qe te ka par ne tren! Si perfundim ajo e pranoi ftes, u habit pa mas e aty fillova ta dua, e dua edhe sot po aq shum sa diten e par kur me buzqeshi! Mbasi folem dy dit ne fb folem dhe ne tel, u takuam e ja kaluam bukur te dy! Vajz e qeshur e embel, sy qe shkelqenin e nje buzqeshje fantastike, po mdukej heret qe ti thoja nqs donte te rrinte me mua apo jo! Diten e neserme ishte data 23 dhjetor e ajo kishte ditlindjen po un kisha bileten e do u nisja per shqipri per festat e fundvitit, Kisha avionin ne mengjes dhe si gjithmon u cova von nga nxitimi duke u ber gati harrova pashaporten ne shpi! Nuk u nisa! Duket sikur kisha len dicka pezull pa perfundu! Ate nat e takova e u lidhem bashk, e sot jemi akoma te dy, e jam shum i lumtur qe kam perkrah nje vajz si ajo qe megjith mangsit e mija dhe kur behem nevrik me do dhe me rrespekton sic un e dua ate! Ishte rastesia me e bukur e jetes time! E humba njeher edhe e gjeta, e tani skam per ta humbur me kurr! Ajo meriton cdo te mir te ksaj bote !! Te Dua buzqeshja ime bukur! Pergjithmon i joti! ANabel anonim se na more ftyren! Naten e mir!
Letra 9
E mbaj mend si sot ate dite kur u njoha me te... Isha me shoqerine ne lokalin e zakonshem duke pir kafen e mengjesit. Si rutin, kafja nuk mund t shoqerohej pa selfien e dites. Isha e perkushtuar aq shum te rregullimi i fotove saqe se vura re ate qe ishte perball meje...Pas komplimentit t rradhes m pyet per emrin. Nuk e di pse m shfaqi 1siguri pamja e tij dhe ia thash emrin pa u menduar 2 here . Ktu filloi gjithcka. Hodhem bisedat e para n fb dhe sme duhej shum koh qe te kuptoja qe ai ishte mjaft serioz. Ishte ndryshe nga t tjeret. Kishte dicka q te terhiqte pas vetes. Por pavarsisht kesaj dhe kembnguljeve x te dal un nk pranova. Ishte i panjohur fundja! Nje dite babi m kerkon t shkoj n zyren e tij ti dorezoja celin mqs e kishte harruar n shpi. Teksa po prisja babin m terhoqi vemendjen kenga ime e preferuar Guns and Roses - November rain.. Sishte e mundur qe babi im t degjonte kte kng! Dhe kisha t drejte! Enda nga vinte muzika dhe perballem me ATE!! Kush do e besonte? Ai ishte shefi i babin tim. E cuditshme por e vertet! Kjo rastesi na beri t krijonim lidhjen ton dhe sot jemi t fejuar! Kush do e besonte? Sa shpejt rrodhen gjerat..Sot jm mese e lumtur q e km prane si shok,partner dhe nje pjese t pandashme t jetes time! Anonim pls