Në një video të disa orëve më parë, ylli i pop- it, Britney Spears rrëfeu problemet e saj shëndetësore dhe se si një dietë e pasur me perime dhe fruta e ka ndihmuar të bjerë në peshë dhe të mbajë nën kontroll gjendjen trupore.
“Kam probleme me sytë, stresin, astmën dhe dhimbjen e kokës. Kjo tabelë ilustruese ushqimesh më ka ndihmuar jashtëzakonisht me problemet e lartpërmendura... dhe peshën!!!”
Kështu për sytë sugjerohet selino dhe karrotë; për stresin banane, luleshtrydhe dhe dardhë; për dhimbjen e kokës selino, mollë, kastravec, xhixher dhe lakër jeshile e ndërsa për astmën karrotë, spinaq, mollë, limon dhe hudhër.
Në qershor, Britney shpërndau një tjetër video në Instagram ku tregonte se po përpiqej të hiqte sa më shumë kilogramë.
Postimi erdhi fill pasi artistja akuzoi paparacët për photoshop- im të fotografive gjatë pushimeve, në të cilat këngëtarja dukej shumë më e mbushur nga ç’është realisht.