Celebrity

Koreografja shpërthen kundër Justin Bieber: ‘Më vjen keq që punova nën emrin tënd’

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2019

Koreografja shpërthen kundër Justin Bieber: ‘Më vjen keq

Mesa duket, kjo nuk është java më e mirë për Justin Bieber. Pas debatit me Taylor Swift, këtë herë qe ish-koreografja e tureve të këngëtarit, e cila shpërtheu publikisht kundër tij. Emma Portner, e cila është gruaja e aktores Ellen Page, shkroi në Instagram në lidhje me mënyrën si Bieber ka nënvlerësuar figurën e grave.

Koreografja shpërthen kundër Justin Bieber: ‘Më vjen keq
Emma Portner dhe Ellen Page

“Më vjen keq që punova nën emrin tënd,” shkroi Emma. “I dhashë universit tënd trupin tim naiv, kreativitetin, kohën dhe përpjekjet. Ti bërë miliona, ndërsa unë asgjë. Mora më pak se rroga minimale për orët që investova. Mënyra si degradoni gratë është e neveritshme”.

Emma gjithashtu theksoi se “Justin bashkëpunon me njerëz problematikë” dhe ceku faktin që ai shkon rregullisht në Kishë dhe nuk përkrah haptazi komunitetin LGBTQ+.

“Kompania juaj punësoi një lesbike për t’u kujdesur për koreografitë e turneut,” tha ajo. “Si ndihesh për këtë? Një lesbike ju ndihmonte, ndërkohë që ti shkoje në një Kishë që nuk e do ekzistencën time.”

Ajo shtoi se shpreson që Bieber të lexojë libra që ta ndihmojnë “për trurin e tij të traumatizuar”. “Me të vërtetë shpresoj që të edukosh veten, përtej Biblës. Ti ke fuqi, përdore që të ndalosh shtypjen e grave. Në fakt, të gjithë duhet të të kontrollojmë ty dhe Chris Brown sepse duheni mbajtur nën kontroll”.

Deri tani, Justin nuk i është përgjigjur postimin të Emma-s.